Kërkoi përjashtimin e gjyqtares, Veliaj depoziton kërkesën në gjykatë

4 Shkurt 2026, 16:51Kronika TEMA
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares, Veliaj depoziton kërkesën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në gjykatë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi paraprak.

Kërkesa e depozituar në kryesekretari është regjistruar dhe do të shqyrtohet brenda afateve kohore nga gjyqtari i posaçëm Bib Ndreca.

Veliaj e shprehu verbalisht pretendimin e tij për përjashtimin e gjyqtares në seancën e së hënës, ku gjyqtarja paraprake vendosi të deklarojë të mbyllur shqyrtimin paraprak dhe të tërhiqet për vendim.

Gjatë procesit Veliaj pretendoi se nuk është njohur me të gjitha aktet e dosjes, pasi nuk i janë vënë në dispozicion. Nga ana e saj, gjyqtarja e konsideroi si mungesë vullneti të të pandehurit për të dhënë parashtrimet dhe mbylli shqyrtimin.

3 Komente

  1. S
    Sass

    Shume mire ka bere qe ka kerkuar perjashtimin e kesaj bundre qe han tek canta e Argita Berishes. Sot per sot SPAK eshte bere institucioni me i rrezikshem per vendin tone,nje zhgenjim qe erdhi shume shpejt, alarm qe ketyre horrave tu ndalet vrapi sepse lufta civile qe keta po e presin me qef po afron me shpejtesi

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1997

      Ndreca, Deda, Bici, kilikici ... Ram or budall, po me kta katnar shpresoje ti me e bo drejtesin moderne? Po katunaria ka qen nder shejuj pjesa me tinzare e shqiptareve.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Procedura dhe vetem procedura.Keshtu ndodh kur ke frik nga faktet dhe nuk ke guxim te perballesh.Po sje lerosur zoteri mos ki frik,shko perballu ,fito dhe del me i forte.Ne te kundert ri mbi mutin tend

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje