Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi pas protestës së opozitës, duke e cilësuar dhunën e ushtruar gjatë tubimit si një shkelje të përsëritur të së drejtës për të protestuar.
Sipas saj, një grup protestuesish zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar dhe lënduar punonjës të Policisë së Shtetit.
Në reagimin e saj, Koçiu theksoi se dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet veprimi dhe se asnjë agjendë nuk e justifikon përdorimin e saj. Ajo shprehu mirënjohje për efektivët e Policisë së Shtetit, duke vlerësuar profesionalizmin dhe maturinë e treguar përballë provokimeve.
Ministrja garantoi se Policia e Shtetit do të vijojë të jetë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën kushtetuese për të protestuar, njëkohësisht me sigurimin e rendit, sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.
REAGIMI
E drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shteti.
Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj.
Mirënjohje për çdo punonjës policie që tregoi profesionalizëm dhe maturi përballë çdo provokimi.
Policia do të jetë gjithmonë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën për të protestuar, si dhe të garantojë sigurinë e çdo qytetari dhe të pronës publike dhe të qytetarëve.
Ministre hidhni gaz jo te skadur e duan pa te skadur,apo ju ka mbetur qysh ne kohen e Lulit Hahaha gallate e madhe.
Po çka pret prej Sali-qisit e nderuara Ministre? Atë di i shituri, tê rrênojê shtetin, urdhër e ka. Si gjithmonë di të hajë vetëm M*t. S‘ka çna bën se i ka dalë boja të gjorit plakut Mere.
Perse nuk kerkoni e gjeni se ku shiten e makazinohen molotovet,Qe mendoj vijne nga Kosova
Duhet ditur qē policia pērbēhet nga femra police, meshkuj polic, tē rinj polic, tē vjetēr polic, polic socialist, polic demokrat, polic, gay, polic lesbike, polic tē zgjuar, polic gomar, dhe nē kētē rast, mē mir ēshtē pēr tē mos i provokuar, pasi kushedi si e kan hallin.