Kreu i SPAK takon kryeprokurorin e shtetit në Kosovë, çfarë diskutuan

9 Mars 2026, 15:20Kronika TEMA
Kreu i SPAK takon kryeprokurorin e shtetit në Kosovë,

Një delegacion nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Delegacioni i Shqipërisë, i kryesuar nga drejtuesi i SPAK-ut Klodjan Braho u prit sot në 9 mars në takim nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i shoqëruar nga prokurorët në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe Laura Pula, si dhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.


Kryeprokurori Qalaj njoftoi delegacionin nga Tirana për funksionimin e sistemit prokurorial, e në veçanti për funksionimin e Prokurorit të Shtetit, për strukturën organizative, për kompetencat e prokurorive, si dhe për  sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial në realizimin e misionit për sundim të ligjit.

Gjatë këtij takimi u riafirmua angazhimi i përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja shtetet, si dhe u diskutua për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet.

Palët ranë dakord se forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet dy prokurorive në fushën e drejtësisë penale është thelbësor për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe trajtimin e çështjeve me interes të ndërsjellë.

Pjesë e delegacionit të Republikës së Shqipërisë përveç drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho ishte edhe ish drejtuesi i kësaj prokurorie Altin Dumani dhe Fatjona Memçaj, prokurore në EUROJUST.

 

 

2 Komente

  1. Y
    Y

    Jo terroristat e Spak Saliut ne Kosove,larg duart nga,Kosova,boll probleme kan hapur ne Shqiperi.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O

      Edhe keta zagaret e Saliut ka mangut Kosova!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje