Kush është polici i komisariatit numër 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

24 Shkurt 2026, 19:20Kronika TEMA

Kush është polici i komisariatit numër 5 në Tiranë

Një vlerë prej 1 milion eurove të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni janë gjetur nga zyrtarët e Doganës dhe policët kufitarë në Merdarë.

KALLXO.com ka mësuar detaje në lidhje me personat e dyshuar të cilët po futnin brenda Kosovës 1 milion euro të padeklaruara te autoritetet doganore.

Të dyshuarit janë Ahmet Kaziu, polic në radhët e Policisë së Shtetit, konkretisht në Komisariatin numër 5 në Tiranë, Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj.

Të tre këta janë ndaluar fillimisht për një kontroll nga Dogana e Kosovës ndërsa nga pajisjet dixhitale me rreze X është hasur në disa dyshime për mjete monetare të fshehura brenda një furgoni.

Në anën tjetër, Dogana e Kosovës ka njoftuar se më 24.02.2026, në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar, në hyrje të territorit të Kosovës, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative.

Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij.

“Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike. Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet e ngritura nga skaneri janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës të datës 24.02.2026.

Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e mjeteve monetare dyshohet të jetë rreth 1 milion euro.

Sipas njoftimit, Dogana e Kosovës thekson se përdorimi i teknologjisë së avancuar të kontrollit, si skanerët X-Ray, mbetet një nga mjetet kyçe për zbulimin e rasteve të kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme financiare. / KALLXO.com

10 Komente

  1. S
    Shqeqere

    Allahu ekbar , jane parat e dajos se Xenit per te blere Tritol

    Përgjigjjuni
    1. b
      black jack

      ????????????????????

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fieraku Demokrat

        Hahahahaaaaa sa me pelqeu komenti i Sheqeres

        Përgjigjjuni
      2. U
        Une

        I gjithë bregdeti është ndërtuar në këtë lloj parash.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Serbia-Penecilia vietnameze vellezer.

          Jane milionat per te paguar Rinine koke boshe per Terrore para Kreyministrise... Milionat serbe ! he kuhs valle pervece Penecilines mund te mare dhurata kthyhese nga Serbet ! me jepe nja 1 milion se miliardat e mia nuk mund ti mare dote ,se me ndjekin kemba kembes...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aleksander Thana

            Spaku aspaku ka nje miljone euro qe sali serbi i jep per banditet mercenare te bombave. T,u nxjerre gurrmazin kapterave me uniforme deri sa te pohojne lidhjet e perditshme te saliut, albishtit dhe bandave serbogreke qe vene zjarrin ne mes te Tiranes me detyre shembjen e shtetit!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Visi

              Kursimet e plakes i ka pasur edhe ky i shkreti...

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patronazhisteve cekic ballit

                Rrofte SHISH ne bashkepunim me FBI-ne, se te ishte per doganieret, lesht e Curres kishin gjetur. Eshte e domosdoshme qe i gjithe sistemi i drejtesise, hetuesit, gjykatesit etj, te jete plotesisht ne dore te nderkombetareve.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Victor Creed

                  Janë pare serbe që vijnë për Saleh tritolin, që t'i vërë flakën Tiranës..

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sotiraqi

                    Lekët e konfiskuar nga dogana e Kosovës ishin mjete monetare të Serbisë dedikuar agjentëve tëtyre në Shqipëri Batonit dhe Edi Ramës për shërbimet e kryera.Këtë e vërteton fakti se bëhej fjalë për njerzë zyrtar të Shqipërisë udhëheqës një.polic.Para ca dijesh u ndaluan dy rus dhe një prorus tjetër duke u udhëheq nëpër Kosovë nga një Shqiptar i Shqipërisë që ishin fut në Kosovë ilegalisht nga Shqipëria.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje