E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, ka uruar sot kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, me të cilën ka zhvilluar edhe një takim zyrtar.
Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, gjatë takimit u diskutua mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri, mbështetje që, sipas saj, përputhet me prioritetet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“Mbështetja afatgjatë e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri ndihmon në çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe në krijimin e një terreni të barabartë për bizneset amerikane,” thuhet në deklaratë.
Ambasada thekson se Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, në mbajtjen përgjegjës të atyre që shkelin ligjin, si dhe në sigurimin e një sistemi ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, që krijon kushte të favorshme për investimet dhe bizneset amerikane në vend.
Ore po kush eshte kjo Van Horn nje punonjese administrate e Ambasadë Amerikan. Kjo nuk ëhtë ambasador por ngarkuar adinter pra nëpunëse. Kush pjerdh për ketë që na takoka kryetaren e Kushtetues sikur Shqipëria ështe PortoRico shtet amrikan jashtë kufijëve të SHBA e mos na çani trapin me keto lajme ordinere dhe të turpshme për instuticionet e një shteti 120 vjeçar
Pastruse dhe kujdeset per lulet meqe Trapi keshtu u ka thene
diplomacia e leshit vazhdon ...ktyre as mirëmêngjez nuk i thotë kryetarja e gjykatës në kantonin ku jetojnë jo më ti japin direktiva për luftën kundër narkotrafikut .... sikur gjygjtarët se dinë detyën edhe kur se bëjnë ja kujton kjo diplomatja