Për pak ditë festonte 30-vjetorin, del FOTO: Ky është shqiptari që u vra në Itali nga bashkëatdhetari për rumunen

21 Mars 2026, 16:10Kronika TEMA
Për pak ditë festonte 30-vjetorin, del FOTO: Ky është

Është publikuar ditën e sotme fotoja e të riut shqiptar që u vra nga bashkëatdhetari i tij në Itali për motive banale.

Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëopshtme ky është 29-vjeçari Gjergj Përgegaj i cili u ekzektua me plumba rreth orës 23:40 përpara restorantit Chez Vous.

Raportohet se brenda pak ditësh, në muajin prill, Përgegaj do të festonte 30-vjetorin e lindjes.

Ngjarja e ndodhur dyshohet se është krim pasioni pasi shqiptari dyshohet të jetë vrarë për shkaqe xhelozie.

Viktima, në fund të turnit të punës, raportohet se ishte ndalur për të folur me ish-të dashurën e tij, një grua të re me origjinë rumune, pranë kryqëzimit të rrugëve Olmo.

Në atë moment, partneri aktual i gruas mbërriti në vendngjarje dhe pasi i ka parë ata së bashku ka humbur kontrollin dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke i marrë jetën shqiptarit.

Viktima e ngjarjes së rëndë është Gjergj Përgegaj, banor i Frassinetos i cili mësohet se është qëlluar nga disa plumba teksa qëndronte në kalimin për këmbësorë midis barit dhe restorantit.

Një nga të shtënat mësohet se i ka prekur qafën, çka rezultoi dhe fatale për të pasi i mori jetën brenda pak sekondash.

Menjëherë sapo ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri para restorantit të tij, pronari i biznesnit ka dalë jashtë ku ka gjetur pa shenja jete shqiptarin.  Në dëshminë e dhënë para hetuesve ky i fundit ka treguar se ka parë autorin duke u larguar nga  vendgjarja me një audi të errët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë autoritet të cilat vijuan me punën për zbardhjen e plotë të ndodhisë ndërsa kanë mundur të vënë në pranga 2 orë pas ngjarjes, autorin e dyshuar, një shtetas shqiptar, 35-vjeçar.

Ndërsa bëhet me dije se trupi i viktimës është transferuar për në morgun e spitalit San Donato në Arezzo.

Sakaq thuhet se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

4 Komente

  1. S
    Sass

    Akoma ne 2026 shpellaret vriten per nje cope picke, kusherinjet e Agron Gjekpordhes mirdite

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ngushellime Familiareve.Fatekeqesi

      U prefte ne paqe dhe ngushellime familiareve dhe shoqerise te tije... Nje Zote e din se cfare bejne keta adolishintet edhe pse jane mbi 30 vjece ne moshe... Femra me shumice si kudo , fatekeqesisht nje pjese shfrytezojne kapacken e tyre per te jetuar per tu veshur dhe per te bere nje jete te dembelizuar....duke shfrytezuar meshkujt e dobet nga ana e karakterit.... i zgjuari nuk vrete, por largohet dhe si kudo me shumice gjen nje tjeter te pershtatshem per veten, dhe jo hakmarje vrasje pse ajo kapacke gjeti viktimen e rradhes per ta mashtruar duke hapur kembet , dhe me nje dushe uje te ftohe beht gati per viktimen e rradhes per ta vjedhur manipuluar .. Fatekeqesi....

      Përgjigjjuni
      1. l
        loloket

        loloket nuk behen njerez eshte e kote, por nje gje eshte mire per shqiperine se shumica e tyre jane larguar nga shqiperia edhe ata qe kane ngelur po vrasin njeri- tjetrin per arsye banale si psh; pse me shikon, pse ma gervishte makinen ose samarin e gomarit ose me qesharakja kur per 2 dele qe kishin kaluar gardhin u vrane 8 shpellare.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lea

          Humbje e madhe, djale i ri. Kesaj i thone : Te ikesh per dhjame qeni. Kalbu tani perjete ne qeli, krenar por i dhier, o shqiptar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje