Plagosja e 18-vjeçares në Sauk, arrestohen babai dhe kushëriri i të dashurit të saj

6 Mars 2026, 11:55Kronika TEMA
Plagosja e 18-vjeçares në Sauk, arrestohen babai dhe kushëriri

Policia e Tiranës ka arrestuar Saimir dhe Elvir Gjutën, pas vetëplagosjes së 18-vjeçares. Të arrestuarit janë babai dhe kushëriri i Erisjaldo Gjuta, i cili posedonte pistoletën që e dashura e tij u vetëplagos.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën shtetasit S. Gj. dhe E. Gj., të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2026, në Sauk, ku u vetëplagos një 18-vjeçare. Pas konsultimit me Prokurorin, u vendos që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë.”, sqaron policia.

2 Komente

  1. L
    Ligji i barabarte per te gjithe

    Ore po mire bejne qe i arrestojne , po fundja fundja plagosen nuk vrane . Pse me dy standarte keta per nje plagosje dy te arrestuar edhe nje me pare behen tre , po Sali qeni ka vrare jo nje e dy po shume e vrau per te vjedhur e vazhdon te jete i lire , mos duhen arrestuar ata qe e mbrojne Dumani me shoke .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje