Sipas bluve, nisur nga incidenteve të dhunshme të ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, Policia e Tiranës nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit.
Ndër të tjera shton se ka marrë masa masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në kryeqytet.
“Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë.
Nisur nga incidentet e ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, ku u evidentuan akte dhune dhe përdorim i mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të Policisë, pjesëmarrja e personave të maskuar dhe përdorimi i të miturve në tubim, si dhe nga informacionet e siguruara mbi mundësinë e përsëritjes së veprimeve të tilla, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit.
Pavarësisht përgjigjes së kthyer, Policia e Tiranës, në përmbushje të detyrave funksionale, ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Tiranës, mbrojtjen e institucioneve shtetërore, si dhe për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, në rast se tubimi do të zhvillohet.
Policia e Tiranës apelon për qytetarët që, nëse ndeshen me veprime të dhunshme, të distancohen dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri që konstatojnë“, njofton policia.
Qysh s’garantoka tubimin policia ? Ç’fare deklarate idiote. Po un si qytetar i thjeshte qe paguaj taksat dhe rrogen policeve, nuk duhet te mbrohem dhe te jem i lire ne kryeqytetin tim ?
Besoj gazi lotsjelles nuk dote jete i skaduar dhe uji per banjo te jete i piset,pastaj ti bejne llogarite mire dhe mos merakosen per udheheqsit se ato nuk shkojne ne rrjeshtin e pare plus furnizohen me kundragaz.
Mire te K/ministria qe hedhin gran̈ata dhe fiishek źjarre por te parlamenti cfar duan.Ata atje jane cðo seance,,te hyjne e mos dalin me,te mbyllin dyerte nga brenda dhe te flene gume sa te duan,bile dhe nje muaj,po merdhine dru kane brenda"karrike"