Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot paradite (12 mars) për seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme, ku ndiqet si e pandehur së bashku me ish-bashkëshortin e saj, ish-presidentin Ilir Meta.
Ajo u pa të hynte në godinë dhe para se të kalonte derën komunikoi edhe me gazetarët, duke kujtuar se “sot ishte filmi i saj në orën 18:00”.
Gjithashtu ajo u tha gazetarëve se:
“Sot është ditë super… gjyqi ynë, imuniteti i Belindës në parlament, filmi im pasdite…”, tha ajo ndër të tjera.
Po kështu i pranishëm ka qenë edhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.
Avokati Cakrani u shpreh teksa hynte në godinën e SPAK-GJKKO se “sot ka ngjarje të mira në këtë seancë…”.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, në një proces që ka nisur të shqyrtohet nga GJKKO pas kërkesës së SPAK.
Meta qëndron i paraburgosur prej 21 tetorit 2024, kurse Kryemadhi ndiqet në gjendje të lirë. Në proces janë edhe tre persona të tjerë të pandehur.
Është krejtësisht i pakuptueshëm qëndrimi i Top Chanel( apo qenef sipas nongradës) që merr si opioniste në BBV5 një në ndjekje penale për korrupsion e fshehje pasurie si Monika Kryemadhi. Biles një nga banorët e bigbrother- it akuzoi live si dështake në politikë dhe sapo ja numëronte situatën asaj , por e ndërpreu me shpejtësi opinionisti tjetër Arbër Hajdari, për të dalë në mbrojtje të saj. Z. Hajdar përse u shqetësove aq shumë dhe u hodhe në mbrojtje të hajdutes Kryemadhi me një servilizëm të pështirë ? Nuk ishte detyra jote Z. Hajdar.I vetmi që mund ta ndërpriste akuzën e banorit duhet të ishte moderatori ! Z. Hajdar edhe si opionist sivjet dukesh shumë i fryrë e kapadai dhe tepër i njëanshëm. Sado ta luftosh Mirin nuk e ul dot figurën e tij. Vazhdo e mbro atë tarallakun Mateo dhe asnjë kritikë ndaj tij mgjse ai në cdo 5 fjalë 4 i ka ofendime me një fjalor prej rrugaci.