Ra nga ballkoni, ndërron jetë 20-vjeçarja shqiptare në Itali

13 Mars 2026, 18:40Kronika TEMA
Ra nga ballkoni, ndërron jetë 20-vjeçarja shqiptare në

Një vajzë 20-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën disa ditë pas gjendjes kritike në spital, për shkak se ra nga ballkoni i banesës së saj.

Viktima, e identifikuar nga media italiane IlPiacenza si Anxhela Byku, u rrëzua të martën nga ballkoni i banesës së saj në Piacenza, ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj.

Ajo u transportua menjëherë në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Piacenzës, ku u shtrua në repartin e terapisë intensive. Megjithatë, për shkak të plagëve shumë të rënda të marra nga rënia nga lartësia, 20-vjeçarja ndërroi jetë në mbrëmjen e së enjtes, më 12 mars.

Autoritetet italiane kanë nisur hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Karabinierët e njësisë hetimore po përpiqen të rindërtojnë çdo detaj të asaj që ka ndodhur. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk dyshohet për përfshirjen e ndonjë personi tjetër në këtë ngjarje, por nuk sqarohet nëse konsiderohet të jetë aksidentale apo tentativë vetëvrasjeje.

Ndërkohë, miq dhe të afërm kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e të resë.

Në ditët kur ajo luftonte për jetën në spital, shumë persona qëndruan pranë familjes së saj. Sipas IlPiacenza, edhe një ditë para se të konfirmohej vdekja, rreth 40 persona ishin mbledhur jashtë repartit të reanimacionit të spitalit, në pritje të lajmeve për gjendjen e saj.

4 Komente

  1. s
    sapa

    Ngushellime familjes per kete humbje te madhe!

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb,madje shume..........

      te hetohet baba Hasoni apo i dashuri gyzel Giuliono....kjo pasi pas cdo vrasje makabre te nje femre te pambrojtur fshihet nje killer sunit or shiit..... allah uakbar!

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dyshoj?

      ja ne Funde kemi edhe nje Vajze qe "Bie nga Ballkoni"???????Se ne Russi kemi vetem Politikane anti Putin..akoma edhe diku tjeter.. 1-Vajze 20 te vjecare dhe "Bie nga Ballkoni"??????????Pse??Dhe si Ra????C´fare thote i "Dashuri"??Apo mos valle i "Dha te shtymen"..dhe filloj te Qante pastaj se "Ra vete"?? 2-Nuk e di se c´fare Hetimesh ka bere Policia..por une personalishte DYSHOJ...eshte nje Fatekeqesi??Apo nje Aksident...apo nje Zenje Banale ..midise te Rinjeshe..me nje Shtytje ..dhe ndodhe Tragjikja..ajo Rrezohet ...dhe...?? 3-Pastaj :A kishe Kangjella Mbrojtese Ballkoni??Ishin Metalike...apo prej Druri te kalbur??nese ka pasur Kangjella Metalike dhe te Larta 1.10-meter..athere, ajo nuk ka rene.....Duhet Hetuar me thelle.. Gjithe se si me vjen keq:I shpreh Ngushellime Familjes nje 20-te vjecare..Fatekeqesi...

      Përgjigjjuni
      1. U
        U prefte ne paqe dhe ngshellime Families.

        Ekspertet e kriminalistikes me mijra vite Eksperience... mund te nxjerin ne pah te verteten.... mbasi te dalin ne perfundim mbas Ekpsertizes ! Atehere mund te dali e verteta... tani per tani eshte vetem ndarje dhe ngushellimi i Familiareve dhe shoqerise te se ndjeres...

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje