Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me zbulimin e “shtëpisë së barit” në Peqin.
Sipas informacioneve, prona ku u gjet sasia e konsiderueshme e bimëve narkotike rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Gjithashtu bëhet me dije se është shpallur në kërkim edhe Ervis Maci, përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan.
Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.
Sekuestrohen rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.
Shpallet në kërkim pronari i ambientit.
Në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, për shpërdorim detyre.
Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”, ushtruan kontroll në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj.
Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim.
Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre.
Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Trump! Meqenëse ja ke marrë dorën me bombardime anë e mbanë botës nga Karaibet deri në Gjirin Persik, nuk lëshon dhe disa këtej nga vendi i drog.., i shqiponjave desha të them! Hajde, një rrugë e dy punë!
Po nga I gjejnë mor vlla, nga I gjejnë që pikërisht ata që janë për burg I vënë drejtorë të burgjeve..... . Kaq keq qenka katandisur ky vend ku nuk gjen dot burra të ndershëm për ti ngarkuar një përgjegjësi?
Keshtu eshtekur punesimi behet me mik ....Se drejtori I btmurgjeve duhej te kalonte nje veting e mundesisht te dorezonte tel e laptop para se te punesohej.