Sokol Bizhga u komandua në krye të Policisë pas shkarkimit të Prodës, zbardhet urdhri i ministres Koçiu

2 Mars 2026, 21:20Kronika TEMA
Sokol Bizhga u komandua në krye të Policisë pas shkarkimit

Protesta e dhunshme e PD-së në 28 shkurt, ku militantët e Berishës sulmuan me molotovë vilën e Enver Hoxhës dhe rrezikuan jetët e artistëve që ndodheshin brenda saj, çoi në shkarkimin e Ilir Prodës si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Proda u shkarkua me pretendimin se nuk siguroi jetët e qytetarëve gjatë protestës, ndërkohë që në vend të tij u emërua zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sokol Bizhga.

Ndërkohë Report TV ka siguruar ditën e sotme urdhrin e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu për komandimin e Bizhgës si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se gjatë protestës së PD-së në 28 shkurt u hodh një sasi e madhe molotovi në vilën e Enver Hoxhës, sot qendër artistike ku brenda saj ndodheshin disa artistë, duke rrezikuar seriozisht jetët e këtyre të fundit.

Lidhur me ngjarjen pati reagim edhe nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, si dhe nga disa ambasada të vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë, të cilët dënuan dhunën në protestën e Berishës.

4 Komente

  1. t
    turbo

    Afati i skadimit 6 muaj.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Vetem per kete pune e mbajne aty. Eshte shume perdorimsh.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Katunari

        Po Real, por eshte profesionist.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Paco

          Hajde police hade o sa kam qesh

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje