Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Stamboll ku do të marrë pjesë në Takimin e Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës për Paqe Ballkanike, me ftesë të homologut të saj turk Hakan Fidan.
Platforma është një iniciativë e Ministrit të Jashtëm të Turqisë me fokus zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal në të gjitha fushat me interes të përbashkët, shkëmbimin e pikëpamjeve mbi ndërlidhjen e infrastrukturës, sigurinë energjetike, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe mbrojtjes.
Përpara takimit të nivelit të lartë, Ministrja Spiropali u prit në një takim nga Ministri Hakan Fidan, me fokus thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët.
Spiropali theksoi se “partneriteti strategjik në rritje mes Shqipërisë dhe Turqisë do të marrë një tjetër peshë me takimin e tretë të Këshillit të Nivelit të Lartë për bashkëpunimin ndërsektorial mes dy vendeve tona përgjatë këtij viti.”
“Mbajtja e Samitit të NATO-s këtë vit në Ankara dhe vitin tjetër në Tiranë, është një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve mike”, tha Spiropali.
Në kushtet aktuale të zhvillimeve gjeopolitike në kontinent por edhe me gjerë, të dy ministrat vlerësuan rëndësinë e rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit për çështjet e sigurisë në rajon.
Gjatë kësaj vizite, Spiropali do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
As dy dite nuk beri kjo locka dhe me vrap ne aeroport ,ai palloshi thote qe vetem ministrin gjeti ne zyre,se ku e sheh ky nuk e di dhe nuk e kuptoj pse shpenzon paret per kthim le te vazhdoje udhetimet dhe te kthehet ne prag te vitit ri
Sbesoj se ka ilustrim me te mire per diplomacine boshe dhe qesharake te kesaj Mamices sesa kjo fjali: Spiropali theksoi se “partneriteti strategjik në rritje mes Shqipërisë dhe Turqisë do të marrë një tjetër peshë me takimin e tretë të Këshillit të Nivelit të Lartë për bashkëpunimin ndërsektorial mes dy vendeve tona përgjatë këtij viti.” E ka lene pa fjale homologun turk. E vetmja fushe ku shkelqen kjo eshte kur i thur lavde skenderbeut.