A2 CNN mëson ekskluzivisht se Policia e Shtetit ka proceduar një detektive private dhe një person tjetër, pasi tentuan të heqin përgjuesit në banesën e familjes së Erjon Llapushit në Pogradec.
Erjon Llapushi është një ndër 5 personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit.
Një dedektive private ka shkuar në banesën e familjes së Erjon Llapushit dhe dyshohet se ka kontrolluar në banesë nëse policia ka vendosur përgjues me qëllim për t’ia hequr.
Një person tjetër i cili po ashtu është proceduar dyshohet se i ka gjetur dedektiven private familjes Llapushi dhe kjo e fundit ka shkuar në banesë për të parë nesë ka përgjues të vendosura nga organet e hetimit.
Policia ka referuar materialet në prokurori dhe e akuzon dedektiven private për veprën penale të “pengimit të zbulimit të së vërtetës”.
Kush është i shumëkërkuari i policisë Erjon Llapushi i cili kërkohet prej 5 vitesh.
Tetor 2021 vrau kamarierin në Elbasan
Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan, më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, fillimisht e kërcënoi me një thikë, e më pas e goditi dhunshëm, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Më 17 korrik të 2024, Prokuroria e Elbasanit kërkoi 20 vite burg në total për Llapushin për veprën penale “vrasje me dashje”.
Më parë, Llapushi është akuzuar dhe dënuar për armëbjatje pa leje, plagosje, tentativë për vrasje, Shtrëngim për dhënien e pasurisë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm.
Pronesia privete ka vlere ne Shqiperi apo jo?? Pavarsisht se per ke ishte qellimi i pergjuesve, ato jane vendosur ne nje ambjent privat, e pa autorizin e pronarit te prones, domth, fshehur tij, e he momentin qe gjenden, kush i gjen, cilido qofte, mumd ti heqi e ti hedhi tutje, cili dispoziyiv ligjor e ndalon nje pronar banese te heqi gjera nga banesa e tij qe i jan te pa nevojshme?
or tej,po te ishin me lejr nuk quheshin pergjues ato,interesi yne nuk eshte pergjuesi por kapja e kriminelit…ca po thu mer taj-tej.kujt i plasi trapi ke privatesia ai palloshi pa pike privatesie i mori jeten tjetrit?
O oooo njerez.... ky Llapushi e meriton burgun me keto qe thuhet se ka bere,por ama... c'llogjike eshte kjo, qe policia paska te drejte te vere pergjues ne.... Shtepine time dhe une s'paskerkam te drejte ti gjej e ti heq?! Kjo eshte pertej qesharakes. Meqe ky qenka kriminel, policia paska te drejte per gjithçka?! Ore ti, policia, gjeje te verteten, kape keqberesin kriminelin e jepja drejtesise POR... shtepia e cdo individi NUK ESHTE E POLICISE qe mund te beje c'te doje, edhe te vendose pergjues(me mandat ose jo) ! E per me teper brenda shtepise time (tende, te seicilit prej nesh ) te bejne policet si te duan... KY ESHTE KARLLEK FSHATARESH... NUK eshte te ndjekesh LIGJIN. Kapini kriminelet, pa u bere qesharake.
Hahahah hiqeni nga mendja, per shtetin kudo qe te jesh ne ça do lloj shteti, nuk je asnjehere ne shtepine tende e ne token tende, madje as nen dhe.
ore njerez te mire,para se vetem te beeockullisim,meruni dhe interesohuni per te drejtat e policise dhe do cusiteni kur te merni vesh se policia ke te drejte ca ti dooje palla konform ligjeve gjithmone.