Gazeta britanike “The Sun” nuk i ndahet 33-vjeçarit shqiptar, Eugert Merizaj, i njohur ndryshe si ‘Babale’.
Në një shkrim dedikuar shqiptarit, The Sun shkruan ‘Një i dënuar për vrasje vazhdon të transmetojë drejtpërdrejt nga burgu në Britaninë e Madhe, duke sfiduar hapur masat e sigurisë, pavarësisht se autoritetet dhe platforma TikTok kishin premtuar ndërhyrje të menjëhershme’.
Sipas gazetës britanike, 33-vjeçari ka përfituar rreth 20 mijë paund nga transmetimet “TikTok Live”, duke përdorur telefona të kontrabanduar brenda burgut HMP Manchester.
Ministria britanike e Drejtësisë dhe TikTok deklaruan se llogaritë e tij ishin mbyllur pasi rasti u ekspozua publikisht. Por Merizaj u rikthye brenda pak orësh, duke hapur një llogari të re, këtë herë të kamufluar si profil lojërash.
Madje, ai u bëri thirrje ndjekësve në Instagram që ta ndiqnin në adresën e re, duke shkruar: “Llogari e re. E para u mbyll.”
Merizaj u dënua në vitin 2022 me 32 vite burg për vrasjen me armë zjarri të rivalit të tij në trafikun e drogës, Hemaëand Ali Hussein, ngjarje e ndodhur në Hartlepool në vitin 2019. Sipas autoriteteve, ai duhet të transferohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin, por vetë Merizaj ka pretenduar publikisht se e ka bllokuar këtë proces.
Gjatë qëndrimit në burg, ai ka zhvilluar transmetime të shumta “TikTok Live”, ku përmes dhuratave virtuale nga ndjekësit ka gjeneruar mijëra paund, të konvertueshme në para reale. Vetëm një transmetim javën e kaluar i ka siguruar rreth 20 mijë paund.
“The Sun” raporton se ka identifikuar të paktën tre llogari të tjera aktive që Merizaj përdor për të vijuar transmetimet. Në postime të ndryshme, ai shfaqet i veshur me rroba firmato dhe duke bërë jetë luksi, pavarësisht se ndodhet pas hekurave.
Sekretari i Drejtësisë në hije, Nick Timothy, reagoi ashpër, duke deklaruar se Shërbimi i Burgjeve po lejon që kriminelë si Merizaj “të qeshin me autoritetet dhe ligjin”.
Drejtorin e burgut ne Manchester nuk po e nxjerr njeri ne gazete per ketë punë. Siç duket nuk kane Sali Berisha dhe Syri.net atje ne Britani. Ne jemi me fat. Hë hëëë, te ishte ketu ai drejtori i burgut pa ja tregonin atij media jonë dhe ministri yne i drejtesisë. Si shqiponja i kemi. Do dilte Saliu direkt, "Ramaduro i lidhur me krimin, lejon Babalen te pasurohet nga burgu. Babalja ka vjedhur mijera vota per llogari te Edi Rams." Dhe drejtorin e burgut, fap, e therret SKAP-i. I njejti SKAP që ja kap Saliut me dorë, bëhet trim me ca pilivesa si Erion Veliaj, por kur vjen puna tek Komandanti i Detashmentit Special te Mamurrasit, Sali Komunist Gerdalla, naaaa, pordhet shtate i shkojne Olsi Dadales. Opo lere. Kemi Sali, kemi media, dhe kemi SKAP. Kush është si ne mo, kush është si ne!
I lumte krahu , qenka xhind fare,
I lumt per kte qe po ben por jo per vrasjen.