Trafikoi automjetin e vjedhur në Gjermani: Sekuestrohet “BMW M-8” me vlerë 140 mijë euro

7 Janar 2026, 14:00Kronika TEMA
Trafikoi automjetin e vjedhur në Gjermani: Sekuestrohet “BMW

Policia vijon operacionin “Stolen Line” kundër trafikimit të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë vendit. Me rastin e fundit, shkon në 5 numri i automjeteve të sekuestruara që nga nisja e operacionit.

Në Vorë u sekuestrua një automjet tip BMW M-8, me vlerë rreth 140 mijë euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për rastin u procedua penalisht blerësi dhe drejtuesi i mjetit në momentin e ndalimit.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim shqiptari nga Kosova, rreth 42 vjeç, i dyshuar se ka trafikuar automjetin në Shqipëri me qëllim shitjen. Policia po punon për kapjen e tij.

3 Komente

  1. T
    Turp, keto lloje vetem Burgu ju ben rehat.

    Fatekeqesi ku nje pjese e kinezeve qe ne fillimet e viteve 1990 qe ju krijua te vinin ne shqiperi...nuk lane krime dhe manipulime dhe mashtrime pa bere... Njerez kriminela te lindur vetem per krime dhe mashtrime. ( normal jo te gjithe , por ne numer te mjaftueshem..)

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje