VIDEO/ U kapën me mbi 1 kg kokainë! Arrestohen 3 persona në Tiranë, u gjenden mbi 120 mijë euro, miliona lekë dhe paundë

25 Janar 2026, 11:26Kronika TEMA
VIDEO/ U kapën me mbi 1 kg kokainë! Arrestohen 3 persona në

Tre persona janë arrestuar gjatë një operacioni policor të koduar “Cargo 2”, pas dyshimeve për trafikun e lëndëve narkotike në Tiranë.

Të arrestuarit janë: E. M., 26 vjeç, I. C., 33 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë. Autoritetet thanë se ata dyshohet se furnizonin grupe shpërndarësish me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjatë operacionit u sekuestruan:

-1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu me municion

-121,000 euro, 60 milion lekë dhe 5,000 paund

-Automjeti tip “Escalade” dhe 5 telefona celularë

Automjeti i njërit prej të arrestuarve u lokalizua në Unazë të Madhe, ndërsa materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.

2 Komente

  1. P
    Punetori

    Cfarë budallenjsh . Sapo bëjnë një dorë lekë, bredhin me Cadillac Escalade . E ku të mos bien në sy e të mos kapen ?!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tomka me Shoket

      Pordhet e mdhaja tha ai, grisen breket e te zotit.. edhe kta.. shikojne neper filma qe duhet pak lluks..

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje