VIDEO/ Zjarri përfshin ullishtet e fshatit Duhanas në Berat, flakët përparojnë me shpejtësi drejt kodrës dhe zonës së gjelbëruar me pisha

15 Mars 2026, 16:30Kronika TEMA
VIDEO/ Zjarri përfshin ullishtet e fshatit Duhanas në Berat,

Një zjarr ka rënë sot në ullishtet e fshatit Duhanas, në Berat. Zjarri ka filluar në pjesën fundore të kodrës me pemë ulliri dhe ka përparuar me shpejtësi drejt të gjithë kodrës me ullishte, i favorizuar nga era.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se zjarri po përparon edhe drejt zonës së gjelbëruar me pisha, ndërkohë që nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme apo një zjarr të shkaktuar nga pakujdesia.

Flakët e zjarrit dhe tymi që po përhapeshin janë dukur edhe në zonën fundore të Beratit, në lagjen "Uznovë".

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Repartit Zjarrëfikës të qytetit dhe forca policie, që janë duke punuar për lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

3 Komente

  1. V
    Vari lesht

    Popull piroman, mos u ngopshi ne zjarre injorante te pashprese.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Njerez te keqinj qe vene zjarrin me qellim ose injorante qe nuk mesuan mos te vene zjarre as per te pastruar barin e thate.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berati

        Falangat e Saleh kriminelit filluan zjarret para 22 Marsit qe udhehiqen nga Enno me dy N qe eshte si drejtues politik ne kete qytet te bukur te Beratit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje