“Artemis II”, gati për fluturimin në Hënë

3 Prill 2026, 12:25Lifestyle TEMA
“Artemis II”, gati për fluturimin në Hënë

NASA ka nisur numërimin mbrapsht për misionin e parë hënor me ekuipazh në gjysmë shekulli.
Katër astronautët do të fluturojnë sot në mbrëmje në një udhëtim 10-ditor rreth Hënës, në misionin më ambicioz të Shteteve të Bashkuara në dekada.

Shkëputja nga Toka e raketës gjigante, rreth 100 metërshe, do të bëhet në orën 6:24 në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida, dhe pritet të ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën.

Misioni Artemis II do ta dërgojë ekuipazhin në një rrotullim me shpejtësi të lartë rreth Hënës dhe më pas në kthim, pa zbritur në të, në distancën më të largët të bërë ndonjëherë në hapësirë prej 406,000 km.

Artemis II do të jetë gjithashtu një test për sistemet e mbështetjes së jetës, navigimit, komunikimit dhe performancës së anijes kozmike Orion ku do të qëndrojnë katër anëtarët e ekuipazhit.

Udhëtimi rreth fqinjit tonë më të afërt pritet të hapë rrugën për një ulje në Hënë dhe më pas për të ngritur një bazë në të.

Hëna po shihet si një stacion i mundshëm për të eksploruar më pas Marsin, një tjetër plan ambicioz i NASA-s për t’u arritur deri në vitin 2030.

Programi Artemis i NASA-s ka kërkuar vite pune, ka përfshirë mijëra njerëz dhe vlerësohet të ketë kushtuar 93 miliardë dollarë deri më sot./Nasa.gov

 

Lini një Përgjigje