Ky shtet nordik është vendi më i lumtur në botë për të nëntin vit radhazi

20 Mars 2026, 10:17Lifestyle TEMA

Nëse lumturia do të ishte një sport olimpik, vendet nordike do ta kishin podiumin të garantuar. Madje, të tre vendet e para.

Sipas hulumtimit më të fundit të World Happiness Report 2026, Finlanda renditet sërish si vendi më i lumtur në botë, për të nëntin vit radhazi, duke vendosur një rekord. Pas saj vijnë Islanda në vendin e dytë dhe Danimarka në të tretin, duke konfirmuar se rajoni nordik qëndron gjithmonë në krye të këtij klasifikimi.

Renditja, e përpiluar nga Qendra për Kërkimet mbi Mirëqenien në Universitetin e Oksfordit, bazohet në të dhënat e mbledhura nga sondazhi ndërkombëtar i Gallup, ku njerëzit në 147 vende vlerësojnë jetën e tyre në një shkallë nga 0 në 10. Finlandezët raportuan një mesatare prej 7.764, duke ruajtur kështu vendin e parë.

Pas tresheve kryesuese, lista vijon me Kosta Rikën në vendin e katërt, një arritje historike për Amerikën Latine, dhe më pas sërish me vendet nordike Suedia dhe Norvegjia. Në top 10 përfshihen gjithashtu Holanda, Izraeli, Luksemburgu dhe Zvicra.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 23-të, Kanadaja në të 25-in dhe Mbretëria e Bashkuar në të 29-in. Shqipëria renditet në vendin e 86-të.

Studimi analizon gjashtë faktorë kryesorë që ndikojnë te lumturia, përfshirë të ardhurat për frymë, jetëgjatësinë, ndjenjën e lirisë, bujarinë dhe perceptimin për korrupsionin. Rezultatet bazohen në një mesatare trevjeçare, për të shmangur ndikimet e ngjarjeve të përkohshme si krizat ekonomike apo konfliktet.

Një detaj domethënës që përmendet në raport është edhe niveli i besimit mes njerëzve. Në vende si Finlanda, probabiliteti që një portofol i humbur të kthehet i paprekur është shumë i lartë, një tregues i fortë i mirëqenies dhe besimit në shoqëri.

Në fund, mes gjithë faktorëve ekonomikë dhe socialë, një ide mbetet thelbësore: ndjenja se nuk je vetëm dhe se je pjesë e një shoqërie që funksionon duke besuar dhe bashkëpunuar.

Vendet në fund të listës vazhdojnë të jenë ato që përballen me konflikte dhe paqëndrueshmëri. Afganistani renditet sërish si vendi më pak i lumtur në botë, në vendin e 147-të. Në fund të listës renditen gjithashtu Botsvana (143), Zimbabve (144), Malavi (145) dhe Sierra Leone (146).

Ky shtet nordik është vendi më i lumtur në botë

2 Komente

  1. Q
    Qofte e vertetete Lajmi ketu !

    Nuk e di perse njerez qe jetojne en Filande , Individe nuk e pranojne kete statistike ne Filande ! Ata nuk jane dakort me kete statistike ! ose jane pakica qe sjane pakice ata qe nuk jane te gezuar sic flitet ketu ! ose e verteta ehste sic flitet ketu.... Dlas enga Eksperienc qe kam kontakt me shteteas Filandez dhe jua kam bere kete pyetje ! dhe ata nuk e pranojne kete Realitet nese eshte sic fliette ne Gazetat shqipe ? Me e besuehsme do te ishte nese do te kete Vidio te kontaktuar neper rruget e secilit Qytet dhe Fshate nga banoret qe jetojne ne Filande !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje