Në një konferencë për mediat, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se Shqipërisë i nevojitet një ligj i posaçëm për referendumet.
Sipas tij, mazhoranca po angazhohet për këtë nismë ligjore dhe procesi do të jetë i gjatë, ndërsa drafti do të depozitohet në Kuvend.
“Kryeministri Rama, në fund të javës së kaluar, e theksoi mungesën e ligjit të posaçëm për referendumet. Pas më shumë se dy dekadash, që po bëhen gati tre, nga miratimi i Kushtetutës, është e pajustifikuar mungesa e një ligji të posaçëm për referendumet në Republikën e Shqipërisë.
Në Shqipëri, Kushtetuta përcakton se si mbahen referendumet dhe se si, përmes tyre, mund të miratohen amendamentet kushtetuese. Sot jemi këtu për t’i dhënë udhë këtij procesi, i cili është i gjerë dhe i gjatë. Përpara se ta depozitojmë këtë draft në Kuvend, do ta konsultojmë përmes tryezave me juristë, profesorë, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Çdo lloj ndryshimi kushtetues, përpara se të shkojë në referendum, kërkon votat e 2/3 të anëtarëve të Kuvendit dhe mbështetjen e 1/5 së deputetëve.
Mazhoranca po angazhohet për nismën ligjore, për ligjin e ri për referendumet. Referendumi përcaktohet si forma e drejtpërdrejtë e shprehjes së vullnetit të popullit për një çështje, ndërsa Kushtetuta ka përcaktuar rastet kur mund të thirret referendumi, përfshirë edhe referendumin konsultativ”, u shpreh Balla.
Balla, Mos harxhoni leket e taksapaguesve per referendum. Te gjithe duan te jeni sa me pak,te ulen ato leket e komisioneve,sikur jane jashte detyres se deputetit. Pse pranoni dhe leket e telefonave, ka oferta plot si gjithe populli. Kutia e mendjes deputetet ku shume prej tyre sju kemi degjuar zerin.Mos beni deklarata qe jane te panevojshme. Shikoni sa deputet ka Europa per fryme!