Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës!

24 Shkurt 2026, 12:50Politika TEMA

Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e


Pas inaugurimit më 19 shkurt në Uashington, Bordi i Paqes ka hapur faqen zyrtare të internetit.

Në të janë publikuar edhe 28 shtetet themeluese ku figurojnë Kosova e Shqipëria si anëtare.

Konkretisht shtetet anëtare janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kosova, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani, Izraeli, Egjipti, Jordania, Kazakistani, Uzbekistani, Paraguai, Maroku, si dhe vende të tjera nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine.

Në Kartën e Bordit, renditen të gjitha parimet dhe synimet e tij.

Duke deklaruar se paqja e qëndrueshme kërkon gjykim pragmatik, zgjidhje të shëndosha dhe guxim për të lënë pas qasje dhe institucione që shpesh kanë dështuar; Duke njohur se paqja e qëndrueshme mbillet kur njerëzit fuqizohen për të marrë pronësi dhe përgjegjësi mbi të ardhmen e tyre; Duke pohuar se vetëm partneriteti i qëndrueshëm dhe i orientuar nga rezultatet, i bazuar në barrë dhe angazhime të përbashkëta, mund të sigurojë paqen në vende ku ajo ka qenë për një kohë të gjatë e paarritshme; Duke u pikëlluar që shumë qasje për ndërtimin e paqes nxisin varësi të përhershme dhe institucionalizojnë krizën, në vend që të udhëheqin njerëzit përtej saj; Duke theksuar nevojën për një organ ndërkombëtar më të shpejtë dhe efektiv për ndërtimin e paqes; dhe duke vendosur të formohet një koalicion shtetesh të gatshme, të përkushtuara për bashkëpunim praktik dhe veprim efektiv, të udhëhequra nga gjykimi dhe duke nderuar drejtësinë, palët miratojnë Kartën e Bordit të Paqes”, thuhet në deklaratë.

Në faqe është vendosur edhe thënia e Trump për Bordin: “Ky Bord ka mundësinë të jetë një prej organeve më veprues të krijuar ndonjëherë”.

Gjithashtu, është shprehur qartazi edhe misioni, ku thuhet se kjo organizatë synin stabilitet e paqe në zonat e prekura nga lufta. Bordi do të ndërtojë paqen në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të besueshme dhe të ligjshme, dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti. Bordi do të kryejë funksione të tilla për ndërtimin e paqes në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe sipas asaj që mund të aprovohet në përputhje me këtë Kartë, duke përfshirë zhvillimin dhe shpërndarjen e praktikave më të mira që mund të zbatohen nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe”, përcakton misioni.

Në hapësirat përkatëse është bërë edhe ndarja për Bordin e Paqes, Bordin Ekzekutiv, Bordin Ekzekutiv të Gazës dhe Përfaqësuesin e Lartë të Gazës.

Gjithashtu, në Planin e Paqes për Gazën janë renditur vendet që do të kontribuojnë financiarisht, ndërsa Shqipëria e Kosova renditen te vendet që do të dërgojnë trupa për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF)./BoardofPeace

Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e

20 Komente

  1. S
    Shkurt e sakte

    Rrofte Amerika per Kombin Shqiptar!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Abu Albani

      Amerika tradhtoi Evropen, po i ha palla shume per Shqiperine.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ymer Pata Lapërdhaja

        Po Trumpi qenka vartes I Ramës !! Tobestrafullah!!

        Përgjigjjuni
      2. K
        Klimax

        Bordi i vendeve më diktatoriale e të korruptuara të botës!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Harampidhis gazetar mongologrek

          Flasin mongologreket per korrupsion,,njesoj si te japi leksion nje “ puntore “ burdelloje dhe te thote “ shtepia “ ime ka vlera???!!!!! C’menduri

          Përgjigjjuni
        2. P
          Popull trap

          Me sa une di qe kjo krahine shqiptare ka flamurin kuq e zi , apo e ka ndryshuar nese e ka ndryshuar jeni krenar ! haaaa jeni populli me budalla qe njeh ruzulli tokesor.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bravo

            Haahhaajah, ajka ajka, lepiresit ne radhe se kane falimentuar te bëjnë shtet.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juavuri

              Bota me Boten Ne Me Cane Rroten

              Përgjigjjuni
              1. J
                Juavuri

                Bota me Boten Ne Me Cane Rroten

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shushunja

                  Eveniment i ralle boteror! Jemi ne bordin e paqes, ah pika qe sju bie, shprehje gjeografike do te thoshte Bizmarku, ndjese paste!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sokoli

                    U vendos flamuri i Shqipërisë dhe i Kosoves. Duhet sqaruar se flamuri i Kosovës është flamur administrativ,per t'u dalluar Kosova si shtet më vete,sepse flamuri kombëtar i Kosovës ,ne fakt duhet te thuhet DARDANIA, është po ai Shqipërisë.

                    Përgjigjjuni
                    1. c
                      ceni boston

                      6 here ka krijuar kompani bisnesi dhe 6 here ka deshtuar Trumpi ne jeten e tij. Kjo eshte "kompania" e 7 qe krijon dhe qe do deshtoje shume shpejt.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Une

                        Po ti sa kompani ke krijuar or çeçen?

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Messerschmitt

                        diku lexova qe dhe grekerit kishin kerkuar te ishin antar por nuk i ka pranuar Trump

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nje nga Durresi

                          Jo vetem grekerit,por edhe francezet,gjermanet,spanjollet,danezet,etj,etj,i ishin lutur Trumpit,biles i kishin thene ..te hengeshim m..tin vetem na fut,,por ai nuk pranoje,,tha me mjaftojne te jene Shqiperia dhe Kosova dhe per ju te tjeret nuk jam duke pjerdhe shume.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            anti25642654censurë

                            atëherë mund të themi se paskan pasur fat të mos jenë pjesë e kësaj bythëlëpirje!!

                            Përgjigjjuni
                          2. 8
                            83

                            Pse është shkruar vetëm Albania? Aty duhej emri i plotë i vendit të 83 mandateve ❤️ : "Albania Edi Rama".

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Descartes

                              Bordi i idjoteve

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                anti25642654censurë

                                shikoni foton!!nuk e di po këta të meros janë komplet idiotë!në një anë bëjnë propagandë për naltgjatësinë,në anën tjetër e prezantojnë me një foto të tillë!shikoni urrejtjen e gjatoshit tonë kur shikon portokalliun të zgjedhur nga skarsiteti mendor amerikan!!ky po mendon"ky është idiot i lindur dhe asqë më afrohet mua me mëndje,dhe mund të bëjë çfarë të dojë!unë nuk mund të bëj as gjysmën me një tufë budallenjsh në shqipëri!"!nuk ka më të keqe se urrejtja e një narcizisti për të sivllain e tij të sëmundjes psiqike!!po të kishte diçka në dorë naltgjatësia jonë!?ja kishte bërë këtij më keq se izet haxhisë!!dhe përfytyroni që izeti vetëm t-shirt i ka grisur!!

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kur idha tokën me 1 euro

                                  Ëdhtë foto që e ka nxjerë Karlo për ditlindjen

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje