Kryeministri Edi Rama në Podkastin “Flasim” foli për një sërë çështjesh, duke u ndalur te gjyqi në Hagë, situata politike në vend, si edhe protestat e opozitës.
Ndërsa foli edhe për projektin TID në Durrës tha se po keqinterpretohet.
Projekti i rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit po shoqërohet me keqinterpretime dhe keqinformime që nuk kanë të sosur, ndërkohë që realizimi i tij është me natyrë strategjike për të ardhmen e qytetit të vjetër mesdhetar dhe të Shqipërisë Europiane si një destinacion i rëndësishëm turistik në Mesdhe.
Zona Arkeologjike A ku do të marrë jetë projekti, nuk është një hapësirë e zakonshme urbane dhe çdo debat pronash mbi atë zonë nuk duhet të dalë nga korniza e faktit themelor: Ajo zonë është pronë e thesarit të trashëgimisë sonë kombëtare dhe pjesë e trashëgimisë botërore. Amfiteatri Romak, Forumi Bizantin, Termat Romake janë monumente të qytetërimit europian, jo thjesht monumente të regjistrit tonë kombëtar të trashëgimisë. Objektivi për hyrjen e kësaj zone në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s e çon këtë projekt përtej dimensionit kombëtar. E bën një detyrim ndërkombëtar.
Ky projekt nuk ka lindur sot as ka marrë formë në errësirë, po është mbështetur mbi një program të kahershëm të kësaj qeverie për atë zonë, si edhe një Plan të Menaxhimit të Integruar, hartuar nga Ministria e Kulturës dhe hedhur në konsultim publik në vitin 2022. Ligji për Trashëgiminë Kulturore e detyron shtetin të ndërhyjë kundër degradimit apo ndërtimeve informale në zonat e trashëgimisë kulturore. Pikërisht këtë ne po bëjmë.
Historia ndërkombëtare tregon se asnjë vend nuk ka zbuluar, nuk ka konservuar dhe nxjerrë në pah trashëgimi të këtyre përmasave pa ndërmarrë shpronësime.
Në Romë, mijëra e mijëra prona u sh
pronësuan për hapjen e Forumeve Imperiale. Në Athinë, u realizuan shpronësime masive për zonën përreth Akropolit dhe krijimin e parkut arkeologjik.
Ne do të bëjmë pikërisht këtë, me ndjeshmëri e me drejtësi ndaj banorëve, po me vendosmëri ndaj interesit kombëtar.
Banorēt kērkojn 2000 euro m2 ndērsa qeveria ju premton 800 euro.Tani ka nga ata qē vijn nga Anglia pēr tē pērfituar nga ky ndryshim urbanistik.Sot Durrēsi ēshtē bērē lēmsh, si nē pērbërje popullsie, apo nē mēnyrēn e jetesēs.Shum ndërtime pa leje jan legalizuar, gjē qē ka bērē qē pushteti vendor tē humbas peshēn e ligjit.
Vetem ky e di se cfare eshte TID. Asnje banor i Durresit nuk e ka pare projektin. Vetem dime qe do shembet kjo ajo etj. Por se si do te ndertohet nuk dime. Kemi pare disa viza te kuqe ne nje Harte dhe disa fasada te lyera me 3D ne nje webpage. Kaq. Ky thote keqinformim. Po ku te informohen njerezit nese ti nuk informon. Dhe gazeta vetem incizon cfare thua ti dhe riprodhon si papagall.
Një zotëri në moshtë po udhëtonte në një autostradë me sens unik dhe shikonte që të gjitha makinat që i vinin përballë dhe mendonte "sa njerëz budallenj kanë hyrë kontramano dhe rrezikojnë jetën e tjerëve".Ndërhyri policia dhe e ndaloi sepse ishte vetëm ai që udhëtonte kontramano. Zt.K.Ministër keni menduar ndonjëherë se mund të jeno ju në sensin e kundërt të realitetit. Ju këshilloj ti hidhni një sy nje filozofi Francez që quhej Kartezio dhe që para çdo veprimi analizonte dyshimin se mund të gabonte.Bile ai thoshte se edhe universi më krijon dyshimin se mund të jenë sytë e mi që e imagjinojnë dhe mund te mos ekzistoi. Apo futja podhës se në Shqipëri nuk merr vesh njeri ,duke qene se të rrethojnë fshatare injorante që nuk të kundërshtojnë per asgjë duke te krijuar iluzionin se i di te gjitha si shoku Enver qe i merrte ministrat nga koprativat.Ju uroj punë të mbarë për të "Njohur " veten siç thoshte Platoni.
Komentuesi "k". Ça dmth "kontramano", o taljanoooo..
Nëse është ashtu siç thua, atëher, dhe pse më vjen SHUUUUMË keq për banorët që do ti humbin PËRJETË pronat e tyre, SHPRONËSOJI SIÇ DUHET! Jo me çmimet qesharake që ju ofron! Ata do të largohen përjetësisht nga trashëgimia e tyre, nga paraardhësit e tyre, nga kujtimet e tyre! Jepi dëmshpërblimin e drejtë monetar POOR dhe atë shpirtëror( në vlerë monetare)! Ose kush do, të bëhet aksioner në përfitime në projekt!( jo të ikin ata nga qendra e të përfitojnë ata që do sjellësh ti!) Është e thjeshtë: kush ka shtëpi, ti ofrohet shtëpi me 2-fishin e sipërfaqes rreth qendrës së qytetit, kush ka dyqane, ti paguhet me 3-fishin e vlerës REALE të tregut! Ka kosto, por pastaj kjo sipërfaqje i mbetet PËRJETË në pronësi bashkise( ose qeverisë!) Prandaj mendoje më mir z.kryeministër! ( si do të ndiheshe ti nëse një ditë të bukur, pushteti do të vendoste të tē largonte ty e fëmijët e tu nga shtëpia ku ke kujtimet e brezave të tërë???)
Kur e fillove para 13 vjetesh, genjeje, por vetem populli i besonte genjeshtrat e tua, tani edhe ti vete i beson genjeshtrat qe thua dhe kjo eshte me e keqja, sepse te ben te mendosh se ke te drejte. Plehre si gjithe te tjeret.
A ka turp me te Madh se ky Genitcere me Identitet angles Eduard (Edi) dhe Nene Greke nga Vunoi te kerkoje drejtesi per Kosoven (pavaresisht se kane braktisur Identitetin Greke Orthodhokse te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos) kur pa e kuptuar po ben lojen e Cifuterise te ndarjes se Epirit ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke? Dhe te armiqve te Pirros fashisteve te Romes? Kush e mohon historine e Epidhamnosit (Durresit) qe eshte i themeluar (themelia greqisht) nga Qerqirasit (Korfuzit)? Perse o Idiot po merr ne qafe nje Komb te Lashte Greko-Ilyre?
Po Gys Agasi cfare roli ka ne kete projekt?
Durrësi po mbytet sa herë bie shi o zoti kryeministër. Këtë shiko së pari.