Premtoi "rrëmbimin" e Ramës si Maduro, Salianji: Berisha ka marrëdhënie të krisura vetë me SHBA-në

19 Shkurt 2026, 22:35Politika TEMA
Premtoi "rrëmbimin" e Ramës si Maduro, Salianji: Berisha ka

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inaugurimin e Bordit të Paqes, në Uashington ditën e sotme, duke theksuar edhe njëherë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe vendit tonë janë të mira.

Por, të kundërtën mendon opozita, e cila shpesh herë ka nënvizuar se mes Ramës dhe SHBA-ve ka disa keqkuptime.

E ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, gazetarja Bruna Çifligu theksoi se Edi Rama përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Sipas saj, mbetet e paqartë nëse kjo do të ndikojë në protestën e paralajmëruar, duke shtuar se mbështetësit e Partia Demokratike e Shqipërisë do të jenë të pranishëm.

Nga ana tjetër, ish-deputeti Ervin Salianji u shpreh se është krijuar një pritshmëri e gabuar se ndryshimet në SHBA do të sjellin automatikisht ndryshim pushteti edhe në Shqipëri.

Ai theksoi se vetë lidershipi i PD-së, që hedh dyshime për marrëdhënien Rama-Trump, nuk ka marrëdhënie të mira me SHBA-në.

1 Komente

  1. V
    Vala

    Jo or Salianj, nuk I ka te krisura, por I ka te dhiera fund e krye, sado qe ju zagaret e tij keni tre vjet qe na cani bythen duke dash te na bindni se non grata ka rene. Non grata do bjere kur te nxjerre frymen e fundit kerma e veremosur

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje