VËZHGIMI/ Çështja Balluku: Ku ndahen palët dhe çfarë pritet të ndodhë?

23 Shkurt 2026, 16:45Politika TEMA
VËZHGIMI/ Çështja Balluku: Ku ndahen palët dhe

Mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve nuk prodhoi asnjë zhvillim të ri dhe ishte brenda pritshmërive të palëve. Me sa duket, beteja politike po zhvendoset sërish në Kuvend, ku pritet të merret një vendim përfundimtar lidhur me kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestit të Belinda Balluku. Përtej tensioneve të mbledhjes së sotme, palët u ndanë qartë në interpretimin e fakteve, rrezikut penal dhe hapit që duhet të ndërmarrë Kuvendi.

 

SPAK: “Situata penale është rënduar”

Prokurorët e SPAK, siç raportoi sot gazeta TemA, kanë argumentuar se kërkesa për autorizim bazohet në prova të reja dhe rrethana të dala gjatë hetimit. Në diskutimet para anëtarëve të këshillit është theksuar se ka elementë që flasin për rrezik ndërhyrjeje në proces. Sipas deklarimeve të përcjella, prokurorët kanë theksuar se nëse provohen akuzat, “rreziku penal është maksimal”, ndërsa janë përmendur edhe raste të mundshme intimidimi të dëshmitarëve. Kërkesa e SPAK mbetet e qartë, duke kërkuar autorizim nga Kuvendi për arrestimin, me argumentin se vetëm kjo masë garanton integritetin e hetimit.

 

PD: “Mbrojtje politike për Ballukun”

Nga ana tjetër, opozita e ka konsideruar vonesën e zhvillimit të mbledhjes si një përpjekje për ta zvarritur procesin.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, pas mbledhjes do të deklaronte se “Rama urdhëroi anëtarët e PS në Këshill të bëhen mbrojtje politike për të korruptuarën Belinda Balluku. SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Ballukut është rënduar tepër". 

"Nëse provohen akuzat ajo rrezikon në maksimum 35 vite burg.” - shtoi më tej ai.

PD këmbënguli se Këshilli duhet t’i hapë menjëherë rrugë votimit në seancë plenare për heqjen e imunitetit, duke argumentuar se çdo vonesë krijon hapësirë për ndërhyrje politike.

 

PS: “Vendimi merret në seancë plenare”

Mazhoranca, përmes kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka theksuar se procedura duhet ndjekur sipas rregullores dhe se vendimmarrja finale nuk i takon këshillit, por Kuvendit në seancë plenare.

Balla, veç të tjerash, do të shprehej: “Askush nuk është i fajshëm sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës. Këshilli nuk e jep autorizimin, vendimi i takon seancës plenare.” Ai shtoi se Kuvendi ka marrë “kohën e nevojshme” për shqyrtimin e kërkesës dhe se grupet parlamentare do të paraqesin raportet e tyre përpara votimit final.

 

Ku ndahen palët?

Vija ndarëse mes palëve është e qartë: SPAK kërkon arrest me argumentin e rrezikut për hetimin, ndërsa PD e sheh çështjen si provë për seriozitetin e luftës kundër korrupsionit në nivelet e larta dhe akuzon për mbrojtje politike. Ndërkohë, nga ana tjetër, PS thekson prezumimin e pafajësisë dhe procedurën parlamentare, duke zhvendosur përgjegjësinë e vendimit në seancën plenare.

 

Çfarë pritet të ndodhë?

Hapi i radhës është përgatitja e raporteve nga palët dhe kalimi i çështjes në seancë plenare, ku do të vendoset me votë për autorizimin ose jo të arrestimit. Nëse autorizimi jepet, SPAK do të mund të kërkojë masën përkatëse në Gjykatën e Posaçme, ndërsa, nëse refuzohet siç pritrt të ndodhë, ngelet për t'u parë se sa përplasja politike do të thellohet, ndërsa çështja pritet të jetë një test i fortë për raportin mes drejtësisë së re dhe shumicës parlamentare./TemA

 

20 Komente

  1. d
    drejtesia

    Po per vrasjen e Pjerin Xhuvanit sa duhet te denohet Gaz Bardhi? BURG TE PERJETSHEM! Po nuk u arrestua Gazi,nuk ka arrest per Belinden!

    Përgjigjjuni
    1. s
      sheqere

      E kam pase thëne se Salehu im i biri i Partizanit te Beogradit do te jete fatkeqësia me e madhe e Shqipërisë dhe Shqiptareve , as varri nuk do ta leje brenda

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Ne burg kte shkerdhat femer me bandat e ka fillu karieren dhe isht3 bere propotente .

        Përgjigjjuni
        1. R
          Regjimet si Diktatura me kozmetike

          Balluku eshte testi a jemi ne DEMOKRACI ( e Bela te jete e barabarte para Ligjit si gjithe shqiptaret) apo jemi ne REGJIM ku arrestimet e burgimet i urdheron vetem Partia e jo Drejtesia.

          Përgjigjjuni
          1. S
            S'na u ndan hajdutet

            Me një fjalë te vetme:HAJDUTET JANE NE PARLAMENT

            Përgjigjjuni
            1. S
              SK

              Pertej akuzave per Belinda Ballukun,Partia Demokratike ka per qellim te shkaterroje PS-ne. Nuk i intereson as korrupsioni i zyrtareve vetem shkaterrimi i Partie Socialiste. E nisi me Saimir Tahirin dhe po vazhdon me akuza me te gjithe kreret e PS. Do vazhdoje me te tjere deri tek Edi Rama. Ky eshte qellimi final i Sali Berishes.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lot

                Tw ndryshojnë qellim se burg ne 50 mln euro ne banke e bej dhe une. Koqe, ti dhe Saliu me kete llogjike. Rrofte partia dhe grate e rilindasve qe bejne bamiresi te drejtorat.

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kopi

                Nuk ka patur e nuk do te kete drejtesi te re ne Shqiperi perderisa militojne funderrinat ne cdo vend te udhehequr nga interesa jashte konceptit te forcimit te shtetit

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Enveri

                  "Nëse provohen akuzat ajo rrezikon në maksimum 35 vite burg.” - shtoi më tej Bardhi. Tani me hipoteza, per me teper te thena nga Bardhi (i vene nga Spaku) nuk shkohet as ne hale. Deri ne kete moment Spak ka kerkuar arrestin per te gjithe eksponentet e Ps-se, kujtoni Veliajn qe u arrestua pa' asnje prove, nderkohe Sali Berisha lane arrestin shtepiak (me bekimin e Spakut) edhe pse provat e krimit te tyre 18 grattaciela, ju rezervojne nja 30 vjet burg!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mafmut Tafut

                    Shikoni wc skrap thot ka rezik tē prish provat , po ku i kan provat kto lloi jashqitjesh ku, ku kur skan prova njē mut tē madh do han kto bastardėt e sali bajgēs.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koli

                      Siç pritet te votohet kunder thote Mero Lepirsi

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Na myten halet

                        Po mer oturaku i Qim Mut Pekes!

                        Përgjigjjuni
                      2. N
                        Noci

                        Dmth nuk ka asnje prove bindëse,por duhet arrestuar se prishet hetimi,pastaj te fortet kane intimiduar deshmitaret.Po ku eshte korrupsioni,dhe çfarë eshte vjedhur ,aty eshte problemi.Keta te Spakut abthua se i kane vene normë te huajt per te arrestuar kot dhe pastaj te thone po luftojme korrupsionin

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rezi

                          Pikërisht ky është problemi, ta arrestojmë pastaj ta hetojmë… pse kështu shkon? Kur në 93-shin, kur i hoqën imunitetin Fatos Nanos, kujtuan se do përballej me drejtësinë në gjëndje të lirë. Por sa shkoi në hetuesi me këmbët e veta, për t’ju përgjigjur pyetjeve, i vunë prangat. Shërbëtorët e Saliut, bijtë e të cilëve vazhdojnë sot, e burgosën, pa prova, vetëm se ishte kryetari i PS. Ka mbi një vit Veliaj, ku janë akuzat, provat, gënjeshtrat. Apo ti fusim një herë e pastaj i hetojmë. Nuk ka drejtësi në Shqipëri, është në shërbim të Argitës dhe kriminelit baba.

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Ard

                          O Gazo , do thoshte Zegjineja , e dime mllefin tend per Ballukun , sido qe te ndodh edhe nese e pushkatojne , si do kishe deshire , turperimi qe te ka bere nuk ka per tu hequr tere jeten , totalisht i i shvleftesuar nga kjo Zonje e zonja . kot e ke qe shpreson te gezohesh .

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            kasem gahinji

                            Nese Prokuroret Kane fakte dhe kerkoje ate mase, arrestimi, do te thote se provate Jane ne dosje, pra i ka prokuroria. Bela nuk ka ASNJE mundesi te fuse duart Ne provato qe disponohej nga prokuroria. Po keshtu, derisa Jane provato e pamanipulueshme, ASNJE mundesi dhe vlere nuk Kane presionit ndaj deshmitareve. SI Ata qe Jane "te penduar", si Ata te "pa penduar", prokuroria mund ti marre ne mbrojtje dhe ceshtja "presion ndaj deshmitareve" eshte E mbyllura. Me tej, akoma, deshmitare Kane dhene deshmite nen betim, Jane te monitoruar nga ligji, keshtu qe, saldo te jete presionit, KY akt, pra presionit, eshte I pavlere. Kjo tregon se prokuroria nuk ka fakte, NUK ka deshmitare dhe ajo qe ben presion eshte vete prokuroria, jo Balluku.

                            Përgjigjjuni
                            1. Gojotina

                              Asgje nuk do te ndodhe . Berishizmi , vjedhja dhe plackitja , kete rradhe dhe , Mbase , edhe CA kohe , do te mbijetoje . E keni vene re retoriken gerrnjare te Berishes keto dite ? Gati-gati Po I provon Botes se gjurmet e krimit dhe korrupsionit te E. Rames kane mbuluar Globin . Vetem per Alienet nuk e akuzon ...! Ama ceshtjes se Belinda Ballukut i shkon tagent , sa per te lare gojen , sepse Ajo eshte dhe ceshtja e tij . Drejtesia e re ose SPAKU , ose oraganizata kriminale , refreni I Berishes , eshte armiu me I eger , armiku per jete a vdekje , armiku ku Berisha Po derdh mbi te , bashke me zagaret e tij , flaken me te temerrshem te urrejtjes njerezore . Drejtesia eshte perballe murit Berishist qe nuk pyet per Amerike dhe Evrope , prandaj mos pritni ndonje gje he per he. Lubia qe Po perpin Shqiperine , eshte Berisha , Jo Balluku . Ajo dhe te tjere Jane viktima te ketij modeli , modeli kriminal te minimit te demokracise dhe vjedhjes se Shqiperise . U pelqeu " Embelsia " e ketij modeli , te fryme syte Tani .

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nje hallexhi qe vete e di...

                                Parlamenti shqiptar u votua ne mazhorance nga populli shqiptar qe kriminelet qe shkaterruan Shqiperine prej 1991 dhe vazhdojne dhe sot duhej te ishin ne bangon e te akuzuarve, prandaj parlamenti ti kerkoje SPAK dhe Klodian Brahos qe shpejt do ta haje pafidhen me sa duket: te arrestohet dhe te shkoje ne gjyq Sali Berisha si kryekriminel i Shqiperise, vrases, grusht shteti dhe hajduti qe vodhi dhe shkaterroi te gjitha pasurite 50 vjeçare te atij populli. Ne rast se nuk arrestohet ai, SPAK te kaloje me referendum popullor brenda 60 diteve per shkrirjen e tij, ndersa prokuroret dhe gjyqtaret GJKKo te arrestohen dhe te shkojne ne gjyq si bashkepuntor ne krim dhe per grushtin e shtetit qe kerkojne te bejne . Qente si Gaz bardhi me shoke, le te lehin dhe pak rrugeve. Ne asnjemenyre parlamenti nuk duhet te bjere ne gracken se mos BE nuk na pranon. Shqiptaret kane zgjedhe shqiptaret si ligjevenes, ndersa BE ka zgjedhe Belerin. S'ka çi duhet Evrpoa Shqiperise me se e copetoi dikur dhe po e shkaterron tani. Si duket qetesi pati vetem kur ishte diktatura e Enver Hoxhes.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mara emigrante ne Itali

                                  Drejtesia duhet te çoje ne burg kriminelin sali lulzim monik e kompani Edhe bardhoshen per vrasjen ne Elbasan , kur te kete provat atehere te kerkoj arsstimin e Ballukut apo ta beje si me Erjonin qe po e mban ne burg pa prova .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mario

                                    Shqiptaret duhet te ngrihen te shkojn ne zyrat e pd dhe te nxjerrin prej zhelesh Belo Ezmerin me Nul Moken, te marin vete ne dore populli te drejtat dhe perfaqesite e veta

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje