Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në podkastin “FLASIM” ka folur për kërkesën e Prokurorisë në Hagë për të dënuar me 45 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK-ës. Rama e ka cilësuar si çmenduari këtë kërkesë dhe si një bombë e hedhur mbi popullin dhe Kosovën
“Prokuroria e Hagës kërkoi 45 vite burg për Hashim Thaçin dhe për secilin prej tre udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. M’u desh dhe më duhet sinqerisht, më duhet kohë të kuptoj se si mund të përballet një gjë e tillë, një çmenduri e tillë, një paturpësi e tillë, një mizori e tillë.
Kërkesa për 45 vite burg për të katër figurat domethënëse të Luftës Çlirimtare, ishte një bombë e hedhur mbi popullin dhe mbi Republikën e Kosovës. Një prokurori krejt e padenjë, e cila për të marrë në shqyrtim historinë e përgjakshme të Luftës Çlirimtare të Kosovës bëri gjashtë vite hetim dhe doli me pretendimin se gjatë viteve ‘98-99, qenkan kryer krime kundër njerëzimit dhe krime luftës ndaj civilëve.
Por nuk ka asnjë ligj ndërkombëtar, që lejon dënime mbi pretendime të tilla dhe pa asnjë provë të qartë se ekziston një plan dhe një forcë e organizuar për të sulmuar dhe për t’u marrë jetën civilëve si të tillë, pse janë civilë’, u shpreh Rama.
sa patriot qe je plako ,tu hap barku per per Thacrat je njesh
Kosova nuk ka te ardhme si shtet i pavarur nese nuk i bashkohet Shqiperise. Tani eshte koha tamam per ti kerkuar Presidentit Trump te beshtese nje referendum mes shqiptareve per tu bashkuar ne nje shtet te vetem. Rama e Osmani duhet ta ngrene kete ceshtje te kombit shqiptar ne daten 19 shkurt ne shtepine e bardhe. Usa duhet ta dije deshiren dhe kerkesen legjitime te shqiptareve.
E karafili jone qe disa e thrrasin bab, mreti kurrci ku asht tash e sa dite qe as nuk flet apo i eshte gezuar deshires se serbise qe haga ti denon çlirimtaret,kurse ahmak konjufca tash e paska kuptuar se denimi i tyre do te kete pasoja per shtesine e kosoves,e nderkohe as ky as mreti kurrci nuk distancohen nga bashkepunetoret e serbise si dimal basha,skellzen gasi faruk mujka e shum udbash qe shkuan si deshmitar si gzrdalla,vrasesit geci e deri te sekiraqa kunder tyre dhe luftes se uck-s, andaj siq shifet ky ishte qellimi i serbiqe dhe llajqakut me te cilin mezi prisnin ta nisin punen kurrci dhe osmanka andaj shpresojme te kemi edhe te tjer si Edi Rama ne mbrojtje te krereve te uçk-s dhe vet kosoves.