Gjyqi në Hagë - Mbrojtja: Provat ndaj Kadri Veselit janë thjesht një ‘grumbull mbeturinash’

18 Shkurt 2026, 12:00Rajoni TEMA
Gjyqi në Hagë - Mbrojtja: Provat ndaj Kadri Veselit janë thjesht

Më tej, Dixon deklaroi se argumentet e Prokurorisë së Specializuar ndaj klientit të tij, janë thjesht një “grumbull mbeturinash”, që nuk vërtetojnë përfshirjen e Veselit në veprimtari kriminale.

“ZPS-ja nuk e pranon që është gabim. Ne i kemi trajtuar gjerë e gjatë makinacionet e grumbullit të thashethemeve që ka ZPS-ja lidhur me pretendimet e drejtpërdrejta, dhe themelësinë e argumenteve të tyre, që sipas nesh nuk ekziston fare.

Janë 15 faqe vetëm për një pretendim, ku kemi thënë se si provat e bazuara vetëm në thashetheme janë thjesht një grumbull mbeturinash që nuk vërtetojnë aspak që zoti Veseli të ketë qenë i përfshirë në ndonjë veprimtari, e lëre më të ishte i pranishëm kur diçka ka ndodhur”, tha Dixon.

Më tej, Dixon kërkoi të kontrollohet narrativa e rreme dhe të gjendet e vërteta në gjithë këtë rrëmujë, pasi ZPS-ja nuk ka asnjë provë.

“Mbrojtja ka të drejtë që të tregojë që pretendimet janë të bazuara në thashetheme dhe janë të pabaza. Ajo që mbetet është thjesht thërrime thashethemesh, tregon përbuzje për vet themelimin e kësaj gjykate. Të kontrollohet narrativa e rreme, të gjendet e vërteta në gjithë këtë rrëmujë që nuk ka asnjë provë në argumentet e ZPS-së”, u shpreh ai.

1 Komente

  1. H
    Hamleti

    JANË MBETURINA FAKTESH PRETENDUESE që duhej të nënshtrohen provave - argumentimit. Pati elementë të tillë me vagonë. Fakt është dëshmitari dhe pohimet që ai vjellë. Është, ishte, detyrë e gjykatës mjekërrcjapit të konstatonte se pohimet e një dëshmitari hale, verbaliteti që prokurori mundohej të vesh faktin me petk ligjor, janë të vjella jo mendime logjike. Thjesht, transparente, ashiqare, gjykata -gjykatësi dhe prokuroria qëndrojnë në të njëjtën vijë krimi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje