Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

28 Shkurt 2026, 14:52Rajoni TEMA
Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha të shtunën se sulmi i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit do të ketë, siç u shpreh ai, “pasoja të gjera në skenën politike botërore” dhe se, në përputhje me këtë, Serbia duhet ta ruajë lirinë dhe pavarësinë e saj, por njëkohësisht t’i forcojë kapacitetet mbrojtëse.

Reagimi i tij vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë nisur sulme në disa qytete të Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump i ka konfirmuar sulmet dhe është zotuar se do të eliminohet “kërcënimi nga regjimi iranian”.
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Irani ka nisur të kundërpërgjigjet me raketa në drejtim të shtetit të Izraelit dhe disa vendeve tjera në Lindje të Mesme.

Duke folur për televizionin Informer, një media proqeveritare, Vuçiç tha se “beteja kryesore do të zhvillohet për ndryshimin e Qeverisë në Iran”, duke e krahasuar situatën me ndërhyrjen e NATO-s në ish-Jugosllavi më 1999 dhe me rrëzimin e regjimit të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili nisi luftërat në ish-Jugosllavi dhe e çoi vendin drejt izolimit ndërkombëtar.

“E gjithë kjo po realizohet siç ndodhi në Serbi. Gënjyen gjatë gjithë kohës se bëhej fjalë për katastrofë humanitare, ndërsa thelbi ishte në dy gjëra – e para, ndryshimi i regjimit në Beograd dhe, e dyta – thelbi i gjithë veprimit të NATO-s, sigurimi i pavarësisë së Kosovës. Pra, kjo është një përpjekje për të marrë pushtetin e plotë në Iran dhe për ta orientuar Iranin, siç do të thoshin ata, drejt vlerave perëndimore”, tha Vuçiç.

Përgjatë fjalës së tij, presidenti serb përmendi edhe blerjen e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore.

“Do ta ruaj paqen, por kjo varet edhe nga sa i fortë je. Ne do të sigurojmë sisteme jashtëzakonisht të fuqishme. Po e shqyrtojmë seriozisht këtë, kemi mbrojtje shumë-shtresore”, tha Vuçiç.

Ndërhyrja e NATO-s në Jugosllavi u ndërmor pas përndjekjes dhe krimeve të forcave serbe kundër popullsisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë, të cilat u vërtetuan me vendime të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.

Pas bombardimeve të NATO-s, ushtria dhe policia serbe u tërhoqën nga Kosova, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008. Beogradi nuk e njeh Kosovën edhe sot./REL

9 Komente

  1. x
    xha Braho

    Bombardimet e NATO-s dhe te SHBA-ve ne Serbi 1999 ishin si fishekziare sa per te trembur Milloshin, i cili e kuptoi dhe u dorrezua se perndryshe do te shkrihej e gjithe serbia.Te shohim se cfare do te bejne drejtuesit e Iranit.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vdekje nazi-islamizmit

      Fishekzjarr nga trute je ti. Koqe kandari.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Po i bombardohen shoket ketij mamaqirit. Edhe aq e kishte shume pak Serbia, duhet ta kishin rrafshuar krejt.

      Përgjigjjuni
      1. T
        TV

        Vuçiq, o kërmë naziskine! Do të të dalë shpirti duke thirrur “Kosovo, Kosovo!” Harroje! Mallkimi i fëmijëëve dhe grave e pleqve që u shkaktove - bashkë me atë që ngordhi në Hagë- do të të ndjekë edhe më varr!

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zeus

          Ngjo ktu or shok, ky ktu shfrytzon rastin por ti kurre mos harro dicka , nuk ka serb ne bote qe do e harroje Kosoven edhe ta kesh te sigurt si vdekja se ne mos sot , ne mos neser , ne mos mbas 100 vitesh serbi ka per te hy ne Kosove ashtu sic ka hy gjithmon sepse ka gjet pakurrizor qe nuk din te bejne shtet e te mbrojne token e tyre keshtu qe mos u tall kot me "Kosovo Kosovo" se neser me ik shba kta te varin per llape pastaj.

          Përgjigjjuni
          1. U
            UCK = IDF

            Zeus LAVIRJA ISLAMIKE, KOHA JOTE PO MBARON....

            Përgjigjjuni
        2. Z
          Zeus

          Ky shfrytzon rastin sepse e gjithe bota po neveritet nga krimet cifutoamerikane. Nato te vetmen nderhyrje te drejte qe ka be eshte ajo ne KS dhe ne Bosnje.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loi

            Ja dhe vellau i rames

            Përgjigjjuni
            1. i
              i cudituri

              Debil! Rama eshte aleat me Izraelin dhe Ameriken, ndersa Vucic aleat me Iranin. A e kupton ndryshimin, te punon rradakja o psikopat, apo te jane fik llampat?

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje