Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit që e ka kërkuar në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), raportojnë mediat në Kosovë.
Kuvendi i ka zhvilluar punimet me dyer të mbyllura. Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit, pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave – rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës. Por, disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme, duke mos u pajtuar me votëbesim.
Në mesin e tyre është Hykmete Bajrami, e cila ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe e ka kërkuar të njëjtën edhe nga Abdixhiku.
“Unë kam zgjedhur të dalë para jush, jo sepse e kam të lehtë, por sepse e ndjej të domosdoshme, sepse kam besuar gjithmonë se njeriu nuk matet kur gjithçka shkon mirë, por kur duhet të flasë edhe atëherë kur fjala i dridhet”, ka thënë Abdixhiku gjatë fjalimit të mbajtur të shtunën para Kuvendit partiak”, tha ai.
Ky me duket paska mare huqet e Saliut,bene sikur largohet po nuk leviz nga vendi.
Rizgjedhja është e drejtë, dhe Dulla, Bajrami e të tjerët tash duhet ti blejnë Lumirit ndonjë suvenir...
Never change the looser until the bitter end.
Dështimet janë mësuesit më të rreptë, por edhe më të drejtë.
Ky Aparxhiuku ishte bllokuesi i bashkimit të opozitës në zgjedhjet 2005 /06 dhe e dyta tregoj hapur se aty në LDK është si detushuar nga Osmanka dhe Kurti dhe me sukses luajti rolin e kolonës së pestë.
U vetebesua si humbes , bravo Xhiku. Nuk ka humbur , ka zene vendin e trete ne tre parti. Si Bufi kenetes , eshte zona kur i hipen kalit vetem me pushke zbret..... O Bixhiku po je djale i ri mo mavri, humbet dy here largohu , nuk besoje qe je Sociopath si Bufi kenetes , qe kur humbet i duket fitoreeeeee.