Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka bërë homazhe tek varri i Arbën Xhaferit, duke e kujtuar ish-liderin e partisë në ditëlindjen e 78-të, informon Telegrafi Maqedoni.
Thaçi tha se Xhaferi ka lënë gjurmë të pashlyeshm në politikën në Maqedoni dhe më gjërë dhe se politika e tij është udhërrëfyes se nga duhet të ecin shqiptarët.
Thaçi poashtu komentoi dhe ftesën e Ali Ahmetit për bashkimin e partive shqiptare në Aleancën Kombëtare për Integrim.
“Jam i shokuar me prostitucionin politik të Ali Ahmetit, ai po i laritet Hristijan Mickoskit që ta marrë në qeveri. Ahmeti është kanceri i politikës shqiptare në Maqedoni, tashmë edhe me Ziadinin dhe Taravarin. Kjo piskamë, kjo dhelpër që i digjet bishti e që e ka emrin Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika”, tha Thaçi.
Ai deklaroi se shpresë për BDI-në më nuk ka, pavarësisht dëshirës së Ali Ahmetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
‘Nuk ka zgjedhje. Aliu gënjen. Askush nuk i ka premtuar asgjë, ai mendon që do të këtë shpresë për BDI-në por më shpresë nuk ka”, deklaroi Thaçi.
nuk besoj se ka kurve politike me te ndyre se ty o Mendu...Te gjitha i ke provuar.Kur i ben thirrje ti Ali Ahmetit vaj me det per ty cfar duhet te klithim qe te zhdukesh nga faqja e dheut.
A tash e mre vesh se kush eshte Ali Ahmeti aaa?
Me sa di une partia e Ali Ahmetit eshte me e votuara ne maqedoni nga shqiptaret, perse duhet te terhiqet? Rotacioni politik i liderve i ben mire shendetit politik te partive, por kjo jo vetem per Aliun por per te gjithe duke nenkuptuar dhe autorin e deklarates.
KY ISH duduk krejt KY s'kish lidhje me asgje NGA politika bile ishte ne pyetjen edhe per qoban a ja vlen besimin....