Moti i keq në Greqi shënon viktimën e parë, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

21 Janar 2026, 18:21Rajoni TEMA
Moti i keq në Greqi shënon viktimën e parë, dëme dhe

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar viktimën e parë.

Bëhet fjalë për një roje bregdetare i cili u mbyt në tentativë për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit.

Më herët stuhia goditi gjithë vendin ndërsa dëme janë shënuar në ishullin e Gavdos në jug të Kretës si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias.

Meteorologët paralajmëruan shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, më pas pritet pakësimi i tyre.

Mbrojtja civile u kërkoi banorëve të zonave në rrezik të mos dalin nga banesat e tyre nëse nuk kanë një shkak serioz ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në alarm.

Pamjet janë marrë nga qendra e Athinës ku reshjet e dendura kanë përmbytur rrugë dhe kryqëzime si dhe nga zona e Patrës ku era e fortë ka pezulluar kalimin lundrimin nga dhe drejt porteve të Jonit dhe drejt Italisë.

 

2 Komente

  1. V
    Vrano Vlora

    Edhe ketu Rama I ka fajet

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      O popull po per permbytjet ne Greqi kush e ka fajin , Rama ? A po degjoni ndonje grek qe te dali dhe te fajesoje qeverin ? Turp per mentalitetin qe keni .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje