Osmani takim me ambasadorin turk, në fokus të bisedimeve diplomacia dhe ndeshja Kosovë-Turqi

27 Mars 2026, 17:41Rajoni TEMA
Osmani takim me ambasadorin turk, në fokus të bisedimeve diplomacia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të premte ka pritur në takim ambasadorin turk, Sabri Tunc Angili. Presidenca e Kosovës ka zbuluar detaje nga takimi dhe bisedimet ku janë diskutuar tema të ndryshme nga diplomacia,  mbrojtja dhe ndeshja që do të zhvillohet mes Dardanëve dhe Turqisë.

Osmani gjatë takimit shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe diplomacisë. Sa i përket ndeshjes, ata shprehën dëshirën që kjo përballje të karakterizohet nga fryma sportive dhe respekti i ndërsjelltë.

“Një falënderim i veçantë iu drejtua Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angılı dhe Ambasadës së Turqisë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Të dy palët riafirmuan përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.

Në fund të takimit, u përmend edhe ndeshja e ardhshme kualifikuese për FIFA World Cup 2026 qualifiers ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, me ç’rast u shpreh dëshira që kjo përballje të karakterizohet nga fryma sportive dhe respekti i ndërsjellë”, njoftoi presidenca.

3 Komente

  1. Z
    Zdravko Čolić

    Takoi vellane osmanlla... Byrazer arkadash.. Kosovo eshte turqi. Turqia eshte kosovo tha tayp rexhep aqif erdogan.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turqia e kontinentit aziatik

      Kosova nēse do tē kualifikohet nē botēror, tē mos bēj gol nē pjesēn e parē, dhe lojtarēt e ekipit Turk do pijn kokain nē dhomat e zhveshjes pas 45 minutave lojē.

      Përgjigjjuni
      1. m
        mazllumi

        Thjesht,kjo eshte nje karnavale e shemtuar,budallaqe e pa mase, qe nuk di ne cfare kohe merre fryme, dhe qe aksidentalisht, ndodhet ne ate karrige, ne ate vend me se absurd.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje