Teksa sot është dita e fundit e për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani i ka propozuar Kuvendit amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga Populli. Në një postim në rrjetet sociale, Osmani bën të ditur se ky vendim erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
“Zgjedhje të drejtpërdrejta për President!
Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.
Tash e tutje, le të flasë populli!”, shkruan Osmani.
Kosova ka hyrë sot në ditën kyçe për zgjedhjen e presidentit të ri, ku deri tani nuk ka një marrëveshje politike për emrin që do të marrë postin e kreut të shtetit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se do të bëjë përpjekje edhe pasdite për ta finalizuar procesin por ende nuk dihet nëse do të ketë seancë apo në cilën orë mund të mbahet ajo.
Nuk e dua fare mashtruesin Kurtovitç , por nuk i ka ndonje borxhe kesaj lope te Mitrovices qe ta rizgjedhi perseri...... Ndersa per zgjedhje président direkte nga krahina haaaaa ...duhet te ndryshosh sistemin nga ai parlamentar ne preidenciale , se gjysem mish e gjysem peshk nuk ka..
Oj mbrapshtoje të gjithë eproret tuaj i ke rrëzuar dike filluar nga F. Sejdiu e tutje prandaj kësaj here të zuri haku. Jo vetëm i atyre por edhe i opozitës të cilët i ke tradhtar e shkallmuar në vazhdimësi e posaçërisht këto 5 vite. Nuk po i numëroj gabimet dhe telashet tuaja por kur ua benë gropën tjerëve bije vetë në te. Kështu përfundojnë njerëzit e mbrapsht kur u hynë hak tjerëve.
VJOSA DARDANE - TEUTA ILIRE. KJO PËLLUMBESHË E HIJESHISË DHE SHPIRTËBARDHËSISSË, ARRITI NDËRKOMBËTARISH NIVELE KARISMATIKE; I SHONTE FJALA KUDO DHE KUDO PRANOHEJ ME SIMPATI TË DUKSHME. JAM ALPINIST, OSE ALBINIST, POR DICKA NUK SHKON MIRË ME KARAKTERIN E SEDËRMADHËSISË SË ALBINIT. PA TË KEQ, MË DUKET SE PO VUAN KARISMËN E PËLLUMBESHËS POLITIKE - VJOSA. TEUTËN -VJOSËN E DO ATDHEU. SIKUR TË ZGJIDHEJ NGA POPULLI , SISTEM PRESIDENCIAL, DO NGADHËNJENTE PA DISKUTIM. UROJ TË MBETET NË POSTIN E TEUTËS - PRESIDENTE, MUNDËSISHT "MBRETËRESHË"
Po pse nuk u bene keto ndryshime ne Kushtetute, apo nuk kishit kohe. Me sa duket ju erdhi sinjali nga nena, qe diten e votimit te miratohen ndryshime per te plotesuar presidenten. Po dhe ju ne Kosove mund ta perdorni Kushtetuten sa here qe jeni ngusht? Ndryshimet Kushtetuese, nuk jane pacavure, duzn kohen e vet. Kthjellohuni nuk shfrytezohet Kushtetuta per te zgjidhur hallet personale.
Po korrin ato qe mbollen. Sot Osmani, neser Kurti. Ku po e coni Kosoven o qelbesira te Serbise.