Projekti për të lidhur Shqipërinë me Kosovën me hekurudhë duket se është në fokus të të 2 qeverive. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë pezantimit të programit qeverisës për mandatin e ri, e renditi te prioritetet e 4-vjeçarit.
“Në mandatin e ri do të fillojmë më ndërtimin e linjës hekurudhore Gjakovë – Shkodër në kuadër të asaj Prishtinë – Durrës, dhe do të projektojmë linjën hekurudhore që lidh Prizrenin e Ferizajn me Gjilanin dhe Bujanocin”, – tha Kurti.
Këto afate duket se përputhen edhe me planet shqiptare. “Duke marrë parasysh ritmet aktuale të përgatitjes së dokumentacionit teknik, ndërtimi real mund të nisë brenda 2–3 viteve të ardhshme, pas përfundimit të projektit paraprak dhe procesit të prokurimit ndërkombëtar”, – ka bërë me dije Hekurudha Shqiptare, pak muaj më parë për TV SCAN.
Aktualisht, po punohet për modelin e financimit, që pritet të sigurohet përmes një kombinimi instrumentesh, duke përfshirë financime nga donatorë të ndryshëm, si dhe kontribute kombëtare nga Shqipëria dhe Kosova.
Hekurudha Shqiptare e cilëson këtë model financimi të kombinuar, të aplikuar tashmë me sukses në projekte te tjera hekurudhore. Sipas studimit të fizibilitetit kostot për këtë segment hekurudhor përllogariten në 1.8 mld euro. Rreth 1.7 mld euro janë kosto që nevojiten për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përllogariten si kosto për leje, shpronësime, etj.
Linja hekurudhore nga Shkodra në Gjakovë do të ketë 7 stacione, në një gjatësi prej 105.8 km. Segmenti do të përmbajë 43 ura dhe 14 tunele, teksa gjatësia totale e tuneleve është 35.3 km.
Sipas Hekurudha Shqiptare në total, projekti pritet të ketë një kohëzgjatje prej rreth 12 vitesh nga fillimi i projektimit deri në operimin e plotë, ndërsa pritshmëritë janë që kjo linjë të ketë një ndikim të ndjeshëm si në transportin e mallrave, ashtu edhe në lëvizjen e pasagjerëve.
Po mbas RRUGES se KOMBIT ,tani dhe HEKURUDHA e KOMBIT
Cfare fitojme? Mos ka industri Kosova??? Pervecse nese eshte plani qe dhe Kosova te lidhet me Serbine me hekurudhe dhe ti kemi dhe ata kliente te porti i Durresit. Se perndryshe s kemi pse e bejme qe te importojme Berat Buzhalla e Koso te tjere si puna e atij
Kosova është e lidhur me Serbinë dhe Maqedoninë, vetëm se duhet modernizuar. Përfitues është edhe Shqipëria sepse lidhet me rajonin dhe europën. Kjo sjell zhvillim.
Ooo Albin,leri keta njerz te jetojne Kohen e gurit....mos I qit me sheher kta debilla passive SE prishet....lej SE pastaj hipin trenit e shofim SA mire eshte me qytet. A din ti SA te urrejne ne shqiperi ooo Albin oooo?
Te shihet ne paresi fizibiliteti i keti investimi dhe jo populizmi politik.
O Kurti leje rrenat e manipulimet megalomane. Nis puno diçka .A përfunduat ndonjë projekt në këto 6 vite. Ku mbeti rruga Prizren -Tetovë ajo për Gjilan, Mitrovicë, Padijevë etj. Boll më me pallavra alla VV – analfabet funksional.