“Qeveria e re formohet shpejt”, Albin Kurti flet për prioritetet dhe bashkëpunimin me opozitën

4 Janar 2026, 21:25Rajoni TEMA
“Qeveria e re formohet shpejt”, Albin Kurti flet për

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaron se formimi i qeverisë së re do të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Në një intervistë ekskluzive për KosovaPress, Kurti thotë se synimi është që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i legjislaturës së dhjetë, të zgjidhet kryesia e Kuvendit dhe të formohet qeveria e re, duke theksuar se vendimi më i rëndësishëm në fillim do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2026. Sipas tij, bashkëpunimi me partitë tjera  do të shihet shumë shpejt, siç thotë ai, për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare urgjente.

Kryeministri në detyrë, partia e të cilit mori mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, nënvizon se Kosova nuk duhet të vonohet më në përfitimin e rreth 880 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si dhe 90 milionë eurove mbështetje buxhetore nga Banka Botërore. Po ashtu, ai përmendi edhe fondet për çerdhe dhe për sistemin informativ shëndetësor.

Lideri i LVV-së flet edhe për përbërjen e kabinetit të qeverisë së re, për çka thotë se do të ketë konsultime të reja brenda subjektit dhe me partnerët e koalicionit, duke marrë parasysh edhe rezultatin individual të deputetëve.

“Sapo të certifikohen rezultatet nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ne jemi të interesuar që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i legjislaturës së dhjetë, me kryesinë e kuvendit, dhe të formohet qeveria e Republikës, ku vendimi më i rëndësishëm qysh në fillim është buxheti për vitin 2026. Janë edhe disa vendime të tjera për mbledhjen e parë, por natyrisht më i rëndësishëm është buxheti”, thotë Kurti.

Sa i përket bashkëqeverisjes, Kurti thotë se prioritet do t’u jepet partive politike të komuniteteve jo-shumicë, jo-serbe, me të cilat ka pasur bashkëpunim edhe në legjislaturat e kaluara, përfshirë edhe subjektin politik të Nenad Rashiq. Thekson se bashkëpunimi me disa subjekte të tjera është bërë më i vështirë gjatë vitit 2025, por nuk e përjashtoi plotësisht.

“Ne se sa mund të kemi komunikim e bashkëpunim me partitë e tjera, duhet ta shohim shumë shpejt, sepse duhet t'i votojmë këto marrëveshje ndërkombëtare. Pra është shumë e rëndësishme që mos të vonohemi më për 880 milionë euro të planit të rritjes së Bashkimit Evropian, ku dy të tretat, përafërsisht, janë kredi, ndërkaq një e treta janë grante. Ndërkaq në anën tjetër, gjithashtu i kemi edhe 90 milionë euro prej Bankës Botërore mbështetje për buxhetin. I kemi edhe 20 milionë euro të tjera për çerdhet për fëmijë, dhe 20 milionë euro të tjera për sistemin informativ shëndetësor. Pra, shumë shpejt do ta shohim ne se a do të mund të bashkëpunojmë me opozitën sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërkaq, sa i përket qeverisë, nuk do të ketë kurrfarë problemi për formimin e shpejtë të qeverisë. Aktualisht vonesat janë derisa të bëhet numërimi i plotë i votave dhe certifikimi i rezultatit”, thekson Kurti për KosovaPress.

Duke folur për kabinetin qeveritar, Kurti thotë se nuk priten ndryshime të mëdha, porse nënvizon se do të ketë konsultime të reja brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe me partnerët e koalicionit.

“Unë nuk mund të them që do të ketë ndryshime të mëdha, nuk do të ketë ndryshime të mëdha, por nuk mund të them as që do të jetë identike. E para, duhet ta presim rezultatin e zgjedhjeve dhe tash ju e keni parasysh që qytetarët bëjnë dy lloj zgjedhjesh: së pari zgjedhin subjektin politik, më pastaj zgjedhin kandidatët përbrenda subjektit politik, dhe aty ka ndryshime. Kemi deputetë që janë zgjedhur për herë të parë, kemi deputetë që janë konfirmuar edhe më fuqishëm, kemi të tillë që kanë ngecur ca. Duhet t'i kemi të gjitha në konsideratë para se ta marrim vendimin përfundimtar dhe ne jemi ekip i gjerë. Pra nuk është çështja vetëm renditja në hierarki, qoftë ajo brenda Lëvizjes Vetëvendosje apo jashtë saj në popull sa vota ka marrë kush, por kush, ku, për çka, kur, janë po ashtu shumë të rëndësishme. Domethënë, ne duhet ta shohim veten tonë individualisht në funksion të ekipit që e ndërtojmë, e që është bashkëdyzim i mazhorancës në Kuvend me kabinetin qeveritar” thotë Kurti.

Ai flet edhe për bashkëpunimin me partitë tjera jo-serbe, respekivsht për mundësinë e një partneriteti me deputeten nga komuniteti boshnjak, Duda Balje dhe deputetin nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, me të cilët vitin e kaluar nuk arriti t’i bindte për ta votuar kryeparlamentarin.

“Unë i kam takuar ata në të kaluarën dhe ata besoj që e kanë lexuar drejt rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ne jemi të interesuar që pikë së pari të bashkëpunojmë me këta që kemi bashkëpunuar, pra me partitë politike të komuniteteve jo-shumicë, jo-serbe, të cilët ishin në legjislaturën e tetë dhe të nëntë. Dhe natyrisht do të ketë e përfshirë edhe subjektin e Nenad Rashiq. Pra, kjo do të jetë së pari, e mandej për të tjerët të shohim, por besoj që viti 2025 na e ka vështirësuar mundësinë e bashkëpunimit me ta. Nuk po them që është e pamundur, por ne hapin e parë do ta kemi me këta të cilët kemi bashkëqeverisur, e njohim mirë njëri-tjetrin, dhe nuk e befasojmë njëri-tjetrin me qëndrime e deklarime publike”, thotë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në intervistën për KosovaPress, Kurti flet edhe për rritjen ekonomike, të cilën e ka përmendur edhe gjatë fushatës, raportet me ShBA-në, arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, për çështje të sigurisë e të tjera. / KOSOVAPRESS

20 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Trump: ket surrat turku po e mbertheva prej veshesh nuk do ta sjell m'america do ta hedh nga avioni m'istambul....ta shkerdhejne birazeret e tij turq.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asnje ndihme nga BE pa plotesue marreveshjet

      Nuk ka asnji kacidhe prej BE nese nuk krijohet paraprakisht zajednica! Kot e ka Kurti qe genjen trullanet e LVV (ata edhe ashtu te rrejtun kan kind) se do vijne eurot me thase prej BE ne Prishtine.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sllavo Komunistet Turko Mongole Ripjella Patronazh

        ..ndersa JU qe kerkoni zajednice, bani mire t'ja futni nji gjiro andej nga karpatet se trợjet Arbnore jane dhurate Zoti per do sokola mali qe Shqyptare po i quete Bota...e do ta g'zojne k'ta djale mas djali..

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sllavo Komunistet Turko Mongole

        Kuptohet patronazhistet e ripjelles sllavo komuniste turko mongole nuk kuptojne vote te lire dhe plebishitare popullore me mbi 50%…prape vjellin vrer,jo per gje po kane genin e f’lliqte e nuk bejne dot ndryshe…ju ben vape c’do e mire qe prodhon rraca Arbnore…me sh’net pjelle mugoshe

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sekti zombi LVV nuk ka asnji lidhje me shqiptaret

          Nuk eshte vote e lire more bole i Kurtit, ju votoni si grupim ne ne sekt pa fryme, sekt antiperendimor, sepse keshtu jua kerkon nana Serbi nepermjet qelbesires antishiptare Kurti. Viti 2016 eshte koha kur ju muter gjakprishur do ti bashkohi mevreferendum Serbise. Ju ka dhjere Allahu voten gjoja demokratike ju derdimene pjella serbe, ju nuk jeni as muslimane, ju jeni jashteqitje serbe.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munika

            Kujt I plasi ne e krijon qeverine Albini apo jo. Si ta krijoje edhe jo, njesoj eshte derisa ja arriti ta ktheje ne ciflik. Vari hebet e le te shkoje pas diellit.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sllavo Komunistet Turko Mongole

              Ndersa ti MUNI..KA futja nji gjiro andej nga vllaznit e tu sllavo komuniste turko mongole nder karpate se trojeve Arbnore ka kush ju del Zot

              Përgjigjjuni
          2. D
            Dul edhe nji bole serbe

            Ja nje trullan gjak-serb i Albinit, ha ha ha, a ke honger grosh a fli apo turshi sot bre i mjere?!

            Përgjigjjuni
            1. H
              Historiani

              Nuk dua te fyej por Arberore ne Kosove s ka patur kurre. Shif cdo harte te mundshme mesjetare. Ka pas ne Shqiperi, Mal te Zi, Diber te madhe, Epir.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sllavo Komunistet Turko Mongole

                Historian sllavo komunist...k’to brockulla thuja vllaznise tande nder karpate se ne n’Arbni i dijme mire trojet tona…hartat bani ju, ndersa ne na i tregojne brez pas brezi gjysh e kaster gjysh…bani t’fala ripjelles turko mongole

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Historiani

                  E para meso Shqip. E dyta mos fol budallalleqe. Cili qenka katragjyshi jot? Pa na i trego cik? Mos te del nanje nga Serbia ose Kaukazi. Pamja e jashteme nuk genjen

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sllavo Komunistet Turko Mongole

                    ...un fol Geg'nisht se jam prej Dibre...bastardimin e t'ashtuquajtes ''gjuhe letrare'' trego'jua sllavo-komunisteve...14 breza jam Dibran...dhe 7 ma heret dal Mirditor...edhe ma thelle rranjet prej Dardanie i kam...kur sllavo-komunistet-turko-mongole erdhen n'troje t'mia,fatkeq'sisht lane pjellen e ri-pjellen e tyne mas...andaj shpjegohet lig'shtia e mendimit/komentit tand, gjithsesi ke kohe per k'thjellim

                    Përgjigjjuni
            2. A
              Al buno

              Si populli ashtu edhe mbreti.Këto nuk dinë çka është meritokracia.Nuk vlerësojnë të mirën…zgjedhin sipas qefit…

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hakiu

                ALBIN BABA,je shpresa dhe krenaria jone...

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sllavo Komunistet Turko Mongole

                  Mezi presim t’na prije mbare Kombit se asht Kreshniku ma i ri nder Shqyptari..dhashte Zoti e ribashkohemi vlla..pershendetje prej Dibre

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sekti i VetVrasjes

                    Ti prije kombit Kosovar hahahahah

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sllavo Komunistet Turko Mongole

                      ..kombin kosovar trego'jua ripjelles patronazhiste..une jam Dibran edhe pse em'ni Shqyptar nuk m'rrin aq mire sa Arbe'n apo Ilir edhe k'te e them me bindje t'plote..sllavo komunisteve u djeg qe Shqyptaria n'troje Etnike ane e mbane perfundimisht ka prodhue nji lider Kreshnik, Partiot e Liridashes qe nuk kompromentohet me asgja dhe e shofin qe t'gjatit t'ripjelles i ka ardhe fundi...e kuptoj se pertypni dot t'ju udheheqe Gegnia por ja qe Bota sillet..me sh'net

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sekti i VetVrasjes

                        Te isha si ty s do mbaja shume shprese te Geget. Nese ne tosket ju antipatizojme, ata ju quajne sperme Serbi dhe te pabese. Do hani dru kot si me Jozin. Pranoje qe ju percmojne te gjithe ne Shqiperi

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sllavo Komunistet Turko Mongole

                          …sic thashe ma siper..edhe pse jam Dibran,pra prej Shqypnise Londineze e dua ri-bashkimin me vllaznit Dardan ma shume se gjithcka tjeter n’kte Bote…s’pres t’me kuptojsh se Tosket jane per vllaznimin sllavo-orthodox…dhe dicka tjeter-une besoj n’ate qe Dardanet duhet t’udheheqin Kombin tone Shqyptar-Arbnore-Ilir…e kuptoj t’djeg por jeta i ka k’to

                          Përgjigjjuni
                2. P
                  Pikepyetje

                  Urime por.... c na duhet me kombin miks Kosovar?

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje