Serbia ble raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

13 Mars 2026, 07:40Rajoni TEMA
Serbia ble raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.

“Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë.

Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Një avion, siç u pretendua, ishte i armatosur me një raketë kineze ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi, me shenjën CM-400.

Tjetri, sipas raportit, mbante një bombë ajrore LS-6, gjithashtu të prodhuar në Kinë.

Vuçiq tha se avionët me raketat kineze ishin “filmuar rastësisht”.

Ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit se sa kushtuan raketat kineze.

“Raketat janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se rrezja e tyre është 200 deri në 400 kilometra dhe se ato janë raketa me fuqi të madhe shkatërruese.

Ndaj kësaj blerjeje reagoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq.

Ai tha se vendi i tij – anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s – do të flasë me aleatët e tij për këtë çështje.

“Ne do të flasim me partnerët tanë në NATO dhe do t’i paralajmërojmë për armët e tilla, të cilat janë risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq.

Megjithatë, ai shtoi se nuk pret që një armë aq e fuqishme të përdoret ndonjëherë kundër vendeve fqinje, si Kroacia apo ndonjë shtet tjetër.

Serbia, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni, po e zgjeron bashkëpunimin e saj ushtarak me Kinën.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).

Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.

Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

Shtoi se, gjatë një vizite në Indi në mes të shkurtit, Pllenkoviq e ka siguruar se bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

“E dëgjova dhe kaq. Por, a kam ende një dozë shqetësimi dhe frike? Po, kam”, tha Vuçiq.

Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë./REL

10 Komente

  1. U
    Ujku Plak

    Me vjen Keq per Shqiptaret e Kosoves, se per Talebanet Shqip Foles po vijne dite te Erreta, ne vend qe te Ndertonin Shkolla, Spitale, Rruge etj… RQ Arabe Ndertuan Xhamija, kjo Solli Ftohje me Nderkombetaret, te Cilet po u Larguan nga Kosova, Serbia e Merr Kosoven per nje Dite si Moren Talebanet Afganistanin mbas Terheqejes se Natos.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hakiu

      Vllau i rames po armatoset deri ne dhembe,kurse shqiptaret flejn e thrasin na mbron NATO-ja.Serbet e thone dhe nuk e fshehin,kane qellim ripushtimin e Kosoves,per ate armatosen,per model marin Izraelin dhe hyrjen brutale ne Gaza,e thone haptaz analistat dhe portalet e tyre.Vetum Shqiptaret quditrisht jane humanist sikur Nena Tereze,vullnetarisht heqin dore nga armet,i kane mbi supe gajlet e botes,besa internacionalist pa koke,te llastuar se te tjeret na mbrojne.Nuk po habitem si ka mundesi qe Shqiptaret te jen te ndar keshtu copa copa nga fqinjet,jemi frikacak,nuk mbrohemi,vllaun nuk e durojm por te huajin e quajm "vlla",presum nga te tjeret dhe jemi ba lypsar sa po krijojm antipati tek te tjret,popull i cili kur nuk e ka barkun plot,gjithmon ne emregjence dhe tranzicion,qka pritet nga nje shtet i till,i zbuluar dhe cullak.Po nuk jemi gati dhe te pregaditur,serbet nje dite te bukur me diell apo nje nate te erret pa hen kane me na sulmu,jetojn per ate moment dhe jane ka pregaditen.SHQIPTAR MOS FLENI,ZGJOHUNI NGA GJUMI I THELL DHE INATET...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        bravo serbia, shtet patriot me koqe.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari koqeshijuesi

          E shihni sa e shkathet eshte goja e Detar-it. U kënaq, prej koqeve ne koqe. Tani i mbaja koqet e shkjaut ne gojen e tij te qelbur. Ky vetem kete së zanat ka!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koke tule, duro edhe ca kohe..

            Ti Detare je vetem nje antishqiptare.... ki Zotin pake respekt dhe frike , se do te vije dita nuk do te shkruash me , se do te mbije bari ne parcelen ku do te behte lapdari...

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kroacua ta lidhe gomarin tek gardhi amerikan

            Kroaci, Shqiperia e Kosova duhet te konsultohen me Usa per trajtimin e marredhenieve me Serbine. NATO nuk eshte garanci nese nuk e deklaron kete Usa. Ballkanit i duhet garancia amerikane, se po ishte per BE-ne e CDU-se te Merz Serbia nuk trembet ushtarakisht.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nuhi

              Ne e kemi Binin,skemi problem nga Serbija.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fieraku

                edhe Shqiperia Bleu "Bumje" nga Izraeli..si dhe disa Topa Obus te "Prodhimit te fundit"..viteve 80-ta........po pse o ci duam Raketat ne???Ne i patem dhe i beme Skrape..dhe Barute.....

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Belgrad 77 000 km2

                  Nēse Rusia i kērkon SHBA-ve, qē Kosovēs ti rikthehet autonomia, ashtu ndodh.Ndaj kontrata nē muajin mars pēr import armēsh, ishte prej vitesh e programuar te Kinē-Serbi

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ilir

                    Mesoni te shkruani shqip, pastaj komentoni. Nuk dijne as te shkruajne... por japin mend!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje