“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat!

15 Mars 2026, 21:28Rajoni TEMA
“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Milanoviç i ka cilësuar të pakuptimta deklararat e Vuçiç se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë plane për të sulmuar Serbinë teksa shtoi se nuk e kupton pse Serbia po furnizohet me armë.

Ndër të tjera ai i bërë thirrje Vuçiçit të tregojë kujdes me deklaratat e tij.

“Si duhet të sulmojmë? Me çfarë? Ne nuk kemi ushtri për këtë. Në fund të fundit, unë vendos për këtë”, tha ai.

Sipas tij Serbia po shpenzon shumë për armatim dhe se kjo përfshin edhe sisteme të avancuara, ndërsa përmendi edhe blerje armësh nga Kina, Rusia dhe Izraeli. Ai ndër të tjera shtoi se raketat me rreze të mesme veprimi janë armë të rrezikshme dhe të pazakonta për rajonin.

“Është një armë e rrezikshme. Asnjë vend europian nuk e ka, ndërsa tani e ka Serbia”, tha ai.

Gjatë një vizite në Bajina Bashta, Vuçiç iu përgjigj Milanoviç-it, duke theksuar se askush nuk do t’i diktojë se çfarë duhet të thotë.

“Emri im është Aleksandar Vuçiç dhe jam presidenti krenar i Serbisë. As presidenti kroat dhe as kushdo tjetër nuk do të më diktojnë se çfarë do të them”, tha ai teksa shtoi se Serbia synon paqe dhe stabilitet në rajon.

Sipas tij vendi po forcon kapacitetet mbrojtëse dhe po përparon ekonomikisht.

6 Komente

  1. H
    Hundleshi

    Bravo Vucko,mos u mërzit e ke edhe Ramosin mbrapa,nuk të len në baltë?U gëzua pa masë me lëshimet që Kurthi u bëri serbëve të Kosovës.Për shqiptarër e Luginës nuk ndihet….

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xy

      Trus bothen shqiptare I shqipnise....a leshoj a s'leshoj pe Kurti eshte Pune e Jona ne Kosove...lidhne ju QEnin e juaj ne Shqiperi SE ju Ka Dal NGA Dora.....Albini ju q* majjken politikes fashiste e gjenocidiale te Serbeve....e Di QE juve shqiptareve te shqiperise ju dhem fort me UA prek serbet SE jeni ma Serb SE vet serbet bile me shume ju dhem SE me UA prek grat e qikat....

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raketat serbe nuk jane per Ballkanin

        BE duhet te pyese vehten se perse i duhet Serbise Gjermania e BE-ja. Serbia eshte ne zemer te Evropes e jo ne periferi te saj. Pra Serbia eshte Evrope po aq sa Gjermania e Franca. Per me teper, Serbia ka aleate te medhenj si Kina, Rusia e BRICS, nderkohe qe BE po humb te vetmin qe ka patur deri tani - Ameriken qe e mbeshteti te krijohet, e mbrojti per 70 vite rresht, e tash Gjermania i ben kakardhia. A ka nevoje Serbia per BE ne kushtet aktuale, kur BE eshte drejt shperberjes? Serbet ne shumice thone jo, duke treguar se kane dinjitet si popull.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Treni

        Kishedi sa ka vjedhur ky nga blerja e sistemit raketor. Një copë Kinezit, një copë për vete e tani po justifikon shpenzimet e kota për armë pa pasur armik.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kakastrofa

          Çfarë akutash bën ky viçi ndërsa Rama rri si mzat.

          Përgjigjjuni
          1. n
            na myten matufat!

            po ja te kemi ty te qutin e fshatit!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje