Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, në një intervistë ekskluzive për VOX Kosova ka thënë se nuk është i interesuar të bëhet president i Kosovës, edhe pse emri i tij u përfol këto ditë nga qarqe politike, meqë më 4 prill i përfundon mandati presidentes Vjosa Osmani, derisa i riu duhet të zgjidhet më së largu deri më 4 mars.
“Partitë po shprehin gatishmërinë e tyre, ato po shpresojnë në këtë çështje. Unë i falënderoj që na besojnë ose më besojnë për pozita të tilla. Por ua kam bërë të qartë se cilat janë arsyet pse unë nuk e bëj, sepse mbi supet e mia rëndon një barrë e madhe”, tha Jashari.
Ai ka theksuar se këtë pozitë do ta pranonte vetëm në gjendje të jashtëzakonshme, teksa ka shtuar se gjithmonë është i gatshëm, nëse është nevoja të sakrifikohet për vendin.
“Vetëm në gjendje të jashtëzakonshme, ruana Zot ndonjë luftë civile, ndonjë rrezik i madh kombëtar ku cenohet bërthama e kombit tonë dhe e vendit tonë, atëherë kush jam unë të mos sakrifikohem për këtë vend? Pra, unë jam gjithmonë i gatshëm, me gjithë fëmijët që m’i ka falë Zoti, të sakrifikohem për këtë vend. Ama jo ta keqpërdor emrin e familjes Jashari për pozita personale. Këto duhet t’i kuptojë opinioni i gjerë”, potencoi ai.
“Mes të qenit në pozita publike dhe profesionit që kam, si dhe pjesës së familjes që jam, unë i zgjedh këto të fundit. Partitë politike, ose politika nëse e përkthejmë me gjuhën tonë të bukur shqipe, i bie menaxhim i punëve publike. Pra, ata që dalin në zgjedhje e kanë për obligim, sepse marrin besimin dhe taksat e qytetarëve. Në politikë jemi për t’i menaxhuar këto dy gjëra dhe ata duhet të gjejnë zgjidhje për këtë punë, sepse e kanë besimin dhe taksat e qytetarëve”, shtoi Jashari.
Rrespekte i nderuar,mirë që ua mbylle gojën këtyre gërdallave ngase nuk lënë vend pa e qelbur.I ka zgjedhur populli për të udhehequr,i kanë votat për president dhe bëjnë qoka jo ai jo ky,bëjnë si bëjnë sillen nga familja madhështore JASHARI.Nderim i përjetshëm për aristokratët moral të familjes JASHARI.
Politika mos te luaj me moralin atdhetar te shqiptareve, Jasharet jane mit e te tille duhet te mbeten!
Respekti per ju si familje i nderuar duhet te jet i perjetshem, ama un mendoj se ju duhej te thoshit se nuk pranojme perdorimin politik e jo "peedorimin publik", sidoçoft si shum shqiptar qe kam ndar dhimbjen dhe vuajtjet me ju,familjen Jashari dhe shume patriot tjer te pranosh te jeshe ne perdorim politik siq flitet nga qenefi i quajtur vetvendosje mendoj se eshte poshtrim dhe perdhosje e gjakut te derdhur dhe shkelje ne vlerat me sublime, te pranosh te jeshe ne sherbim te serbosllaveve qe sot kurrci i ka grumbulluar dhe vendosur ne qeveri eshte se ju si trashegimtar te familjes jeni pajtuar ti kerkoni falje serbise! Sepse te jeshe ne te njentin ekip ku ban pjese dimal basha qe uçk-n e ka quajtur organizate terroriste e shqiptaret fundamentalist,apo me faruk mujken si nenkryetar i gruas se millosheviqit, tbirit te surja pupovcit,apo deshmitareve kunder uçk-s si gerdalla,skellzen gasi, e deri tek kumarica kusari ku si ortake e radojqiqit haeton ligje kunder uçk-s areher si dobta arsyetoje pjesmarrjen tuaj ne keto grupe nese nje dite do te pyeste gjyshi yt Shaban Jashari! Personalisht ndihem i turperuar dhe i kercenuar kur shof futjen e ketyre ish udbasheve ne familjen tuaj,me behet sikur shesheli qe njihet si katil ndaj kosoves eshte me i pranuar tek ju se sa ata qe kan ndar fatin dhe vuajtjet me ju andaj kjo me shqeteson shum.
Respekte per kete familje te madhe, ikone te patriotizmit e atdhedashurse shqiptare,qe nuk pranon te behet pjese e pazareve te pista te Kurtit,i cili per bythen e vete eshte gati te beje gjithcka.Kosova e ka presidenten, garancine e sigurise se saj ne kete perudhe te trazuar,qe kur presidenti i SHBA i th "per cdo gje me telefono" Kaq mjafton.Por Kurti,si gjithmone,skuth, kerkon me manipulime populiste te nxjherre geshtenjat me duart e te tjereve.Amerika eshte garnati me i madh i pavaresise se Kosovesndaj ska pse te behen lojra te tilla kunder interesit te saj. Interesat e Kosoves duhet te jene mbi interesat e partive politike! Osmani,eshte nje presidente e denje qe jep garancine qe ja premtoi Trampi.Kjo nuk eshte pak.
Respekte!
Nuk është se nuk donë,ky dhe babaj i tijë kanë rrëshqit….ka dashtë edhe më parë ,prandaj u ftofë me PDK.Tash e ka kuptuar se nuk mundet se është duke e mashtru Albino Kurthi….