Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtii do të takojë këtë të hënë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të siguruar konsensusin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, teksa kanë mbetur 10 ditë kohë për propozimin e emrave, sipas afateve kushtetuese.
Ndërsa ditën e djeshme, Kurti takoi liderin e partisë kryesore opozitare në vend, Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kurti shtoi se Hamza, partia e të cilit ka 22 ulëse, shprehu “gatishmërinë” e tij për bashkërendim parlamentar për çështje të “interesit shtetëror e kombëtar”.
Vetë Bedri Hamza ka deklaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se zgjedhja e Presidentit nuk është çështje e një partie të vetme, por e të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit.
Presidentja Osmani është kritikuar nga partitë opozitare se ka qenë e afërt me partinë e Kurtit.
Ato kanë thënë se ajo “nuk përfaqëson figurë unifikuese”, por nuk kanë shpjeguar pse.
Kosova duhet të ketë president të ri deri më 4 mars, sipas ligjeve, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati në fillim të prillit.
Osmani u zgjodh presidente për herë të parë më 2021 duke gëzuar mbështetjen e Vetëvendosjes së Kurtit, por deri tani, as Kurti e as zyrtarë të partisë së tij nuk kanë shprehur mbështetje publike për një mandat të dytë për të.
Do te jete gabimi me i rende qe do i kushtoje shume sigurise se Kosoves dhe sidomos marrdhenieve te ngushta me SHBA,mos rizgjedhja e Osmanit si presidente e Kosoves. Te te thote Presidenti i SHBA qe "per cdo gje qe tekesh me Serbine, me beje nje telefon" dhe te mos e kesh parasuh kete mbeshtetje do te thote qe te luash me zjarrin.Por,Kurti,si perhere, si demagog e populist i lindur ka treguar qe per karrigen e tij, nuk pyet per interesat e Kosoves.Ai tjeter bene e tjeter thote! Politikani me i dobet qe Kosova ka nxjerre ndonjehere! Trimat dhe lideret e saj jane ne gjyq padrejtesisht edhe me ndihmen e poltikes Kosovare.Sa keq!