Moti i keq prek Aeroportin e Rinasit, shumë fluturime mund të preken nga vonesat

6 Janar 2026, 12:55Sociale TEMA
Moti i keq prek Aeroportin e Rinasit, shumë fluturime mund të preken

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, shumica e fluturimeve në Rinas mund të kenë vonesa, njoftoi këtë të martë zyrtarisht aeroporti.

Ndërkohë, theksohet se stafi eshtë në koordinim të vazhdueshëm për të garantuar mbarëvajtjen e shërbimeve dhe bëhet thirrje që çdo pasagjer të kontrolloj statusin e fluturimeve.

 “Si pasojë e kushteve të pafavorshme të motit, disa fluturime mund të jenë të prekura në oraret e tyre. Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar te Tiranës vazhdojnë normalisht dhe stafi eshtë në koordinim të vazhdueshëm për të garantuar mbarëvajtjen e shërbimeve, duke vendosur sigurinë e pasagjerëve si prioritet absolut ne çdo vendimmarrje operative. 

Ju lutemi të kontrolloni statusin e fluturimit tuaj dhe te jeni në komunikim me linjën ajrore për çdo perditësim. Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, njoftoi Rinasi.

Lini një Përgjigje