Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka rikthyer në vëmendje nismën e saj për “Statusin e Minatorit”, një propozim ligjor i depozituar prej një viti dhe tashmë në shqyrtim në legjislaturën aktuale. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se kjo nismë është fryt i një pune trevjeçare së bashku me një grup minatorësh, të cilët prej kohësh protestojnë çdo të enjte përpara Kuvendit.
“Statusi i Minatorit është një domosdoshmëri për një nga profesionet më të vështira dhe me impaktin më të madh në shëndet e në jetë,” – shprehet ajo, duke theksuar se nëntoka shqiptare është e pasur dhe e çmuar, por përfitimet nuk shkojnë tek ata që punojnë në kushte ekstreme.
Sipas Tabakut, propozimi synon përmirësimin e kushteve të punës, organizimin përmes kontratave kolektive dhe mbi të gjitha rritjen e përfitimeve financiare për minatorët, si dhe uljen e moshës së daljes në pension. Ajo nënvizon se shpenzimet e shumta shëndetësore që ky profesion sjell për minatorët dhe familjet e tyre e bëjnë të domosdoshme një mbështetje afatgjatë nga shteti.
Deputetja demokrate kritikon qeverinë për dështimin në kontrollin e kontratave koncesionare në sektorin minerar dhe për mungesën e një pensioni dinjitoz për punëtorët e nëntokës. “Ka nevojë vetëm për vullnet politik për të zgjidhur gjërat. Duhet të dalim përtej politikës dhe t’u ofrojmë një pagesë dinjitoze këtyre 11 mijë minatorëve,” – deklaron Tabaku.
Në një kohë kur çmimet janë rritur dhe kostoja e jetesës është përkeqësuar, Tabaku apelon për mbështetje të gjerë parlamentare për këtë nismë, duke e konsideruar atë jo thjesht një çështje sociale, por një provë të përgjegjësisë së shtetit ndaj atyre që mbajnë mbi supe një nga industritë më të rëndësishme të vendit.
Po more laraske pse nuk e beri ti kur ishe, apo kishe stervitje seksi me trapjanet
Kontratat kolektive në përgjithësi lidhen nga sindikatat dhe punëdhënësit. A ka sindikata të mirfillta të regjistruara dhe mbrojtura me ligj? Këto sindikata i mbron shteti dhe ligji legjitimon funksionimin mormal të aktivitetit sindikalist. Statusi, ç'do lloj statusi pune, jo vetëm ai i minatorëve, përmblidhet në kontratën kolektive të punës, që duhet të përfshihen në një kod, atë të Punës. Qeveria vetëm i mbështet këto kontrata, kur liçenson një aktivitet ekonomik. Këto kontrata duhet të ligjërohet në statusin e biznesit dhe të kërkohet të jenë pjesë përbërëse e saj. Të gjitha detyrimet dhe përfitimet korente apo shtesë, gjatë dhe për në të ardhmen, që nga siguracionet e ndryshme dhe favoret duhet të kërkohen tek punëdhënësi, jo tek shteti. Shteti nuk është lopa që vetëm milet. Psh: nëse pensioni kërkohet të jetë më i lartë në këtë lloj profesioni, me një përfitim shtesë, kjo nuk duhet të vijë nga fondi normal i pensioneve (korent) dhe kontributi shtesë të shtetit për to, por nga kontributi më i madh i punëdhënësit për punëmarrësit tek fondi i pensioneve (korente shtesa), sipas kontratës kolektive ku përmblidhet edhe statusi i profesionit. Shkurt, statuset janë mbrojtëse të profesionit, por përfitimet për shkak të tyre, t'i kërkohen punëdhënësit, por as punëmarrësit (gjatë kohës së shërbimit) dhe as shtetit. Kjo nuk u intereson "politikës së djathë", por edhe e "majta", "përtej të majtës dhe të djathtës": vjollcë, nuk e ka dhe aq mirë me këto organizimet sindikaliste, ndaj ngopja shtetit. Nëse kështu, është ligj hipokrit, për të mos thënë reaksionar dhe tërthorazi, në kurriz të punëmarrësve.