FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës

3 Prill 2026, 21:50Sport TEMA
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës

Arritja në finalen e “play off”-it të Botërorit e ka ndihmuar Kosovën që të ngjisë shkallët në renditjen e FIFA-s.

Kjo trajektore pozitive ka bërë që vetë FIFA t’i dedikojë një vëmendje të veçantë Kosovës në rrjetet sociale, duke i dhënë jehonë faktit që pas 10 vitesh nga anëtarësimi zyrtar në këtë institucion, ka arritur të pozicionohet në vendin e 78-të.


“Kosova vazhdon të rritet. Pavarësisht se nuk ia doli të siguronte Botërorin, pozicionohet e 78-ta në botë. Eliminatoret e saj ishin të jashtëzakonshme për t’u pozicionuar në vendin e dytë në grup”, shkruhet mes të tjerash në postimin e FIFA-s.

Në vitin 2016, Kosova renditej në vendin e 190-të, por hap pas hapi ka arritur që të marrë rezultate pozitive dhe të shndërrohet në një realitet të bukur të futbollit europian.


Kosova mundi 4-3 Sllovakinë në gjysmëfinalen e “play off”-it, por ëndrra për të shkuar në Botëror u ndërpre në finale kundër Turqisë me humbjen minimale në Prishtinë.

2 Komente

  1. A
    Ahu

    https://vt.tiktok.com/ZSHrM73ac/ Lojtari ka qenë jasht loje para se goli të bëhej. Si nuk e vunë re të gjithë ata atje? Edhe mbrojtësi qe i tërhequr që më parë. D.m.th. ndeshja ësht shitur dhe tradhtuar. www.topm1.net/nese-var-spunoi-a-perseritet-ndeshja/ Ndeshja nuk duhet te filloi pa VAR. Nëse Federata Dardane e Futbollit ankohet në FIFA, fiton.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pollogu ARBNOR

      QË ISHTE JASHTË LOJE, JO NË MËNYRË PASIVE, OSE NEUTRALE,ATJE DIKU NGA CEPI I VIJËS ANËSORE. POZICION NEUTRAL, POR ISHTE BILE BRENDA KUADRATIT 5-METËRSH. NUK JANË VËNË KOT VIJAT. DARDANËT DUHET TË ISHIN MË ENERGJIK NË REAGIMIN PSIKOLOGJIK. TURKU LUAJTI ME DORË. PENALLTI. SE NUK PASKËSH FUNKSIONUAR WARI MËSOVA NGA SHKRIMI I MËSIPËRM. SHITJA E LOJËS MUHABET PA SHIE. FANTASI. UA SHKËRDHYEM FYTYRËN SLLOVAKËVE, ATIJ FYTYRËDHJESURIT FICO, KJO ËSHTË KËNAQËSIA DHE FITORJA DARDANE. GËZUAR SUKSESIN, DARDANË!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje