Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është denoncuar të hënën në Francë nga ish-shefi i tij Michel Platini. Ky i fundit dukej se do të drejtonte FIFA-n, por në vitin 2015 u përfshi në një skandal financiar dhe u dënua.
Legjenda e futbollit francez u lirua vitin e kaluar, pas një procesi të dytë gjyqësor në një gjykatë zvicerane. Ai ka ngarkuar avokatët e tij në Paris të bëjnë një denoncim penal kundër Infantinos dhe 5 funksionarëve zviceranë të futbollit dhe të prokurorisë.
Platini pretendon se janë organizuar komplote me akuza të rreme dhe abuzim me influencën për t’i mohuar atij presidencën e FIFA-s 10 vjet më parë. Avokatët do të hapin edhe një çështje civile për dëmshpërblim kundër FIFA-s, sipas asaj që ka deklaruar një zëdhënës i Platini në një komunikatë.
Denoncimet e reja vijnë 3 ditë para nisjes së Botërorit, që zhvillohet në Amerikën e Veriut dhe që shpesh e ka lejuar Infantinon të ndajë skenën politike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Infantino u zgjodh president i FIFA-s në 2016-ën në mënyrë surprizë. Ai vinte nga UEFA, organi europian i futbollit, ku për shumë kohë ishte sekretar i përgjithshëm i presidentit Platini. Në ambientin futbollistik Platini konsiderohej gjerësisht si favorit për presidencën e FIFA-s dhe pasues i ish-mentorit të tij Sepp Blatter, që po linte detyrën pas hetimeve amerikane për korrupsion mes drejtuesve të futbollit.
Te gjithe te korruptuar, FIFA, UEFA. Blater, Platini dhe super legeni qe ju perul arabeve Infantino. Qente zihen kush te vjedhi me shume.
Për saktësim përveç personit Ceferin që është një njeri i pakorruptuar për mendimin tim gjithë personat e tjerë në UEFA dhe FIFA me në krye mafiozin nr.1 të FIFA-s të ashtuquajturin Infantino.