Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka folur përpara ndeshjes miqësore me Ukrainën.
Në një konferencë për mediat, kapiteni kuqezi u shpreh se dhimbja duhet kthyer në forcë dhe se ekipi kuqezi të vazhdojë përpara, pavarësisht humbjes nga Polonia.
“Rrugëtimi ka qenë shumë i mirë dhe pozitiv. Ajo humbja e prish pak atë bukurinë që kemi bërë deri tani. Përsëri jemi pozitivë. Kemi pak negativitet në kokë, por duhet ta ndryshojmë këtë gjë, ta kthejmë në forcë dhe ta kthejmë në forcë për të ardhmen e Kombëtares shqiptare.
Kemi luajtur kundër Ukrainës më parë. Besoj se Ukraina është një skuadër shumë e fortë, për sa kohë është në këto nivele, si ne, Polonia dhe Suedia. Duhet vlerësuar ekipi kundërshtar. Gjendja e ekipit, sigurisht jemi të mërzitur, sa më shumë kohë kalon, por duhet ta kthejmë dhimbjen në forcë dhe t’i marrim diçka pozitive.
Kemi kaluar disa vite me Malinovskyin te Atalanta. Vlerësimi është shumë i madh. Edhe te Ukraina është një lojtar kyç. Gjëja më e fortë që ka Malinovskyi është goditja nga distanca. Nuk duhet ta lëmë t’i afrohet portës dhe të tentojë të gjuajë”, tha Gjimshiti.
Aahahahah, sa koqe qe jeni
Shpresojme qe trajneri i ri te fuse ne loje lojtaret qe luajne ne skuadrat e tyre, jo ata qe s'jane as ne stol. Merrni shembull nga Marko Foda i Kosoves. Forca Kosova!
cfare dhimbje ne force do ktheni sikur larg qofte ka dek njeri ,se jeni djem te rinj , nje ndeshje futbolli humbet nuk u bo qameti .mos degjoni korin e karave e kareve shqiptare nepr televizione qe kane vene kujen sikur eshte fundi i botes .