Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e ditës së sotme, vendosi shpalljen pasuri kulturore të paluajtshme “Ansambël arkitektonik urban” të fshatit Lin (Pogradec).
Në vendim, thuhet se me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave vendosi deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme “Ansambël arkitektonik urban” të një zone në fshatin Lin, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH).
Në vendim, përcaktohet edhe zona mbrojtëse te “Ansamblit arkitektonik urban” e fshatit Lin, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Gjithashtu, në vendim u miratua plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave.
Ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për publikimin e hartave të “Ansamblit arkitektonik urban” të fshatit Lin dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar.
KM ngarkon Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi, në përputhje me ligjin “Për kadastrën”, dhe me aktet nënligjore në fuqi.
Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Uauuuuu, edhe ky si Butrinti.Te mjeret banore te Linit ,qe brenda nje 5-vjecari duhet te ngrejne palckat e te ikin se do vije Rezorti i rradhes.Meqe aty u zbuluan rrenoja antike qe nuk shkojne me perrallat greke , me siguri qe qeveria jone "bujare" nuk do kursehet ti beje kurban edhe ata si cdo pasuri kombetare qe nxjerr ne pah lashtesine e popullit tone , qe bie ndesh me barcaletat e trilluara greke qe ne planet vetem greke ka pasur dhe asnje qenie tjeter.
Çke o njeri. Pse kaq energji negative?
Pas dy-tre vjetesh rrobqiri rilindjes do t ia japi dikujt per resort ,me nje vkm te thjeshte
Eh,sa kohë e humbur ka kaluar!Verbëria e politikanëve provincialë së pari u morr me 100 fshatrat pa histori, duke harruar perlën e bukurisë shqiptare!
Linit i kane ndertuar nje xhami mu ne mes lol ja prishi gjithe imazhin nga vend perendimor u be vend turkarap