Kur banditët veshin uniformën, shteti nuk duhet të shohë

31 Maj 2026, 09:28Blog Nga Ardi Stefa

Rrëmbimi dhe dhunimi i pamëshirshëm i një qytetari protestues, si ai i ditës së djeshme në Zvërnec, në mes të ditës dhe përpara syve të Policisë së Shtetit, nga individë të maskuar që paraqiten si pjesëtarë të një policie private, është një nga ato ngjarje që na tregojnë fytyrën e vërtetë të realitetit shqiptar; është një akt skandaloz e banditesk që dëshmon se sa e frikshme është situata dhe cila është gjendja reale e demokracisë në Shqipëri.

Akti i djeshëm është pasoja e shkaqeve të thella!

Nuk bëhet fjalë thjesht për një incident. As për tejkalim kompetencash. Është një fenomen shumë më i rrezikshëm. I krijimit të strukturave që veprojnë mbi ligjin, përballë ligjit dhe, në disa raste, me arrogancën e atyre që besojnë se ligji nuk i prek.

Nuk po i hyj diskutimit nëse prona është grabitur, është private, me dokumente të rregullta ose jo. Kjo është çështje tjetër, e cila kërkon transparencë, hetime të thella, të drejta e të paanshme.

Problemi qëndron se në një vend që pretendon të ndërtojë shtetin e së drejtës dhe të integrohet në Bashkimin Europian, policia private nuk mund të sillet si forcë paramilitare. Nuk mund të rrëmbejë qytetarë. Nuk mund t'i mbajë ata peng. Nuk mund të ushtrojë dhunë fizike. Nuk mund të vendosë vetë se kush ka të drejtë të protestojë dhe kush jo. Dhe, mbi të gjitha, nuk mund të sulmojë ditën me diell edhe vetë Policinë e Shtetit me spray apo mjete të tjera.

Kur një strukturë private arrin të veprojë si organizatë paramilitare, atëherë duhet të pyesim veten si shoqëri: Kush ua ka krijuar bindjen banditëve me maska, mercenarëve të droguar se mund të sillen si shtet brenda shtetit dhe se mund ta bëjnë këtë gjë pa pasoja?

Prandaj reagimi i Policisë së Shtetit ishte i domosdoshëm dhe i drejtë. Por reagimet administrative apo deklaratat publike nuk mjaftojnë. Problemi nuk zgjidhet me distancime verbale, ndjesa apo justifikime. As me shkarkimin e një drejtuesi policie. Problemi zgjidhet me arrestime, me hetime të plota dhe me ndëshkime shembullore të të gjithë atyre që fyejnë shtetin dhe vrasin demokracinë.

Sepse kur qytetarët dhunohen në sy të institucioneve; kur njerëz me maska marrin përsipër funksione që i përkasin vetëm shtetit; kur forca private sillet si autoritet publik, kufiri mes shtetit dhe xhunglës fillon të zhduket.

Nëse këta persona gangsterë nuk përballen me drejtësinë, mesazhi që i jepet shoqërisë se “Ligji nuk është i njëjtë për të gjithë”, është i qartë dhe aspak shpresëdhënës. Dhe ky është fillimi i fundit të çdo demokracie funksionale.

Prandaj nuk ka më vend për deklarata të vakëta, konstatime apo këshilla. Organet ligjzbatuese duhet të veprojnë urgjentisht! SPAK-u duhet të veprojë! Avokati i Popullit duhet të veprojë! Çdo institucion që ka detyrimin kushtetues për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve duhet të veprojë!

Përballë një akti të tillë nuk mjafton të thuash se je i shqetësuar.
Ose vendoset ligji, ose pranohet xhungla.

Por nëse nuk reagohet edhe kundër shkakut, kjo pasojë do të ushqejë mediat me disa klikime dhe pastaj do të harrohet.

5 Komente

  1. K
    Katunaret

    Dhuna eshte e denueshme por keta katundar çfare kerkonin, do kaloje une thoshte katundari ku te dua , te shtepia e vehte a te lejone ky katundar ti futesh...... Nuk e di kush fshihet mbas ketije organizim provokues ......kur dikush blen nje toke , terren dhe vendos gardhin thuhet stop, nese ke dokument qe nuk eshte kryere shitje blerja e rregullt drejtohu gjykates dhe jo nje bandi partie pasi nuk e di kush ishte ai.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Napy

      KUSH TE PICKOI MO???? KUC TE THA SE SHTETI ME KAQ E MBYLLI????AI KA HYRE NE PRONE PRIVATE DHE ROJA KA DETYRE TA MBROJE PRONEN ...A E KALUAN CAKUN???? PO NUK ERDHE ME DESHIRE TE SQAROHESH ,PERDORET FORCA,,,,,,U BEME SI KEMBET E DHISE.....

      Përgjigjjuni
      1. b
        bretkocat e mocalit,qe vrane drerin e malit

        Qenke zgjuar shume vone stefa, qe nuk ke ndjere dhe qe nuk don te shikosh, gjemen e madhe qe rron ne nje vilajet te humbur oriental, ku u bashkuan taboret e mafias se ´´drejtesise (inkludo ketu dhe eunuken e pushtetit, gjykaten kushtetuese)´´ me mafien e pushtetit dhe te politikes se binomit ediu-saliu, dhe arriten te burgosin pa akuze,nepermjet nje pseudo-gjyqtari pa dipllome, kryetarin e bashkise se kryeqytetit, perfaqesuesin e vertete, te vepres ne forme dhe ide, te demokracise se vertete perendimore ne kete vend te humbur oriental.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Babalja

          Ke te drejte. Mund te shkruash ne komente cfare te pelqen edhe kur nuk ka lidhje fare me ate qe shkruan artikulli. Secili sipas oreksit.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqiptari

          Ti qe shkruan kte artikull trego sa lek paguesh per te ber kte prapagand greke dhe antishqiptare, ik or zagar or pusht lereni qeverin te kryej investime o zgjyr qe paguesh dhe ben prapaganden e grekut , greku ka interes qe te bllokohet ky investim se e le ne harres turizmin grek neser dhe greqia gjen pushta antishqiptar dhe bastard si ky 300 euroshi qe ka shkruajtur kte artikull qe te perçoj prapaganden greke dhe antishqiptare , nuk paska pas faj PPSHja dikur qe antishqiptarve qe punonin per grekun e serbin kunder interesave komtarei fuste plumbin ose ja hidhte çelsat ne det , me te ndyr se antishqiptaret bythshitur tek i huaji nuk ka kur sulmojn vendin e tyre.????????❤️????????❤️????????????

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje