10 pyetje për protestuesit e Zvërnecit

2 Qershor 2026, 07:40Blog TEMA
10 pyetje për protestuesit e Zvërnecit

Nga Kreshnik Spahiu

Protesta e Zvërnecit mund të ketë 100 motive, por vetëm patriotike nuk është, sepse ajo mbështetet zyrtarisht nga Athina.

Dje po lexoja të gjitha mediat e huaja dhe ato kishin një titull të ngjashëm:

“Mijëra protestues shqiptar kundër familjes Trump”.

Po a ja vlen të protestohet kundër Donald Trump?

Pa dyshim që po. Ka 1000 arsye të jesh kundër Trump, por ju për Zvërnecin.

Në 36 vite, qeveritë shqiptare, përfshirë dhe Ramën, kanë qenë pengesë për investimet e huaja në bregdet dhe ky është investimi i parë serioz i një korporate ndërkombëtare.

A ju kujtohet si e rrahën libanezin mafia shqiptare për ta larguar nga Gjiri i Lalzit?

A ju kujtohet si e vrau mafia gjyqtarin Skerdi Konomi për pronat në bregdet?

A ju kujtohet si e përzunë me dhunë kompaninë franceze Club Med në gjirin e Kakomesë, duke paguar 30 fshatarë me kazma dhe lopata?

Sa herë shfaqet një investim i huaj në bregdet, gjithmonë ndodh një rebelim i paguar nga mafia apo shërbimet inteligjente anti-shqiptare.

Për këtë arsye kam disa pyetje për patriotët e Zvërnecit:

Pse nuk protestuat kur deti Jon ju fal 6 milje Greqisë?

Pse nuk protestuat kur Porto Romano ju shit për 1 euro Serbisë dhe serbit Damir Fazlliç?

Pse nuk protestuat kur porti i Durrësit ju shit Arabisë?

Pse nuk protestuat kur mjedisi u shkatërrua në Palasë?

Pse nuk protestuat kur investimet greke betonuan Dhërmiun dhe Drimadhën?

Pse nuk protestuat kur mafia shkatërroi gjithë shtëpitë e pushimit të kohës së Enverit?

Pse nuk protestuat kur mafia preu gjithë pishat e Gjirit të Lalzit?

Pse nuk protestuat për 200 pallatet që po ndërtohen në Qerret dhe po pritet çdo pemë?

Pse nuk protestuat për rosat e Shëngjinit apo zogjtë e Ksamilit kur bandat shqiptare ndërtuan pa kriter dhe pa leje ndërtimi?

Pse nuk protestuat për Marinën e Vlorës?

Përgjigjja është e thjeshtë:
“ata nuk ishin amerikanë si në Zvërnec.”

Protesta në shesh është shumë e bukur, vetëm sepse ajo nuk drejtohet nga Berisha, por edhe pse është në derën e qeverisë.

Edi Rama duhet larguar nga pushteti, por jo për Zvërnecin. Nëse ai do tërhiqej nga leja për investime në Zvërnec, ai do ishte tradhtar i interesave kombëtare dhe do bënte lojë anti-amerikane.

Resorti i projektuar nga Ivanka Trump dhe Kushner duhet përfunduar me çdo çmim, sepse përfitimet e Shqipërisë janë strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike.

A e keni parë bregdetin turk? 90% janë investitorë gjermanë, rusë, amerikanë, francezë etj.

A i keni parë ishujt e Greqisë dhe investimet e huaja?

A e keni parë bregun francez apo spanjoll?

85% e ishullit Mallorca është blerë nga gjermanët dhe anglezët, madje nuk flitet spanjisht?

I gjithë bregu i Mesdheut dhe turizmi janë zhvilluar nga investimet e huaja dhe jo vendase.

Injoranca shqiptare ka arritur në ato nivele sa mund t’i manipulosh duke i thënë që të gjitha tokat e Zvërnecit do merren me karrotrec dhe do transportohen në Izrael.

Fatkeqësisht, turma jo gjithmonë ka të drejtë.

Sidomos ato turma që heshtën kur bregdeti shqiptar iu shit Serbisë, Greqisë, Arabisë dhe u betonua në çdo cep nga mafia shqiptare, e cila pas çdo maune droge që shet, i pastron me hotele. Ata nuk protestuan aspak.

Lexojeni këtë analizë pas 3 muajsh, kur këta protestuesit të jenë duke notuar në plazhet me fekale dhe ujëra të zeza nga Saranda deri në Golem, dhe të kuptoni sa artificial është rebelimi i tyre në mbrojtje të zogjve të Zvërnecit.

42 Komente

  1. Q
    QazimMulleti

    O Niku me floket e llak. Bravo per retoriken pro amerikane. Po protestojme sepse gangster me kapuca te zi moren zvarr nje protestues ne sy te policise. Po protestojme sepse qytetaret e thjeshte marrin gjoba apo dergohen ne prokurori kur bejne nje rrethim e prones se tyre. Po protestojme qe ai rrethimi I plazhit publik te hiqet. Po protestojme qe I fillim shkatrrimi I natyres te ndaloj pa I humbur dhe nje plazh tjeter, njesoj si ka humb, Palasa, Dhermi, Jala. Po protestojme qe nje nga deltat e fundit te mesdhetut te ngeli e pa prekur. Qe mbi 200 specie detare dhe shepndesh ende e quajne shtepi. Po protestojme dhe per ty qe po te thanet zeri nga Europa duke mbojtur natyren tone. Po protestojme qe ta kutpoj dhe Rama se mesaduket e ka harruar qe nuk ka turizem elitar kur ne jug eshte ende uji me orar. Po protestojme qe mos te behen me gabimet e lartepermenduara edhe nga ty ne natyren shqipare, ne Golem, Gjirin e Lalzit apo Kakome. Enough is enough.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Ai protestuesi qe u hoq zvarre duhej hedh ne kosh te plehrave, sepse u dergua si korofillak, I paguar nga qarqet greke. Eshte e peshtire polemika e sotme me Cipren. Pak me teper duhet ta duam Shqiperine tone, qe Sali veremi e nxjerr ne tregun grek, sa here kerkon kolltuk.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits__

        O Mero Kari , pse nuk i kishe vene dje kamerat e tua ne shesh , per te na treguar se sa pak protestues kishte ne Tirane ??? Nuk te thane Sala dhe Palloshi per tu tallur me protesten "qe u braktis nga populli" ???!!!!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Heavy Fuel !!!!

          O Mero Kari , pse nuk i kishe vene dje kamerat e tua ne shesh , per te na treguar se sa pak protestues kishte ne Tirane ??? Nuk te thane Sala dhe Palloshi per tu tallur me protesten "qe u braktis nga populli" ???!!!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sokol, NY

            Ai protestuesi eshte banor dembabadem nga Zverneci, i ikur ne Greqi 25 vite me pare per te ndertuar nje jete me te mire. Eshte shqiptar qe Greqia e mbron me shume se shteti ame. Dhe kuptohet qe eshte dhe pronar toke e mbase do te investoje dicka ne pronen e tij kur te kthehet. Por Bruna Mersini dhe kriminelet e Kastratit i kishin shkuar deri ne Athine per ti thene "mos guxo te vish ne proteste", se ne kemi kriminelat jo vetem ne biznes por dhe ne Bashki.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Turkoshaket korofillake pordhestojne

              Ai korofillaku erdhi te protestoj per nje dor pare qe i jep greku se nuk ka as toke dhe ka fuqi te ndertoj nje kasolle lopesh... Ik o injorant se jeni mesuar me kasolle e kioska

              Përgjigjjuni
              1. B
                Barba Rosa

                O shqiponja nga NY, na mallengjeve me kete karofillakun me mbiemer Subashi qe Greqia e paska mbajtur ne gjirin e saj te ngrohte dhe kujdeset per ate. Pika ty o pocaqi sebashku me kete Subashin qe me ato kacidhet qe do mblidhni duke lare pjata do ndertoni turizmin e Shqiperise moderne. Ju vetem kapanone dhe ndonje mejhane mund te ndertoni o merhum. Faji esht i Rames qe mundohet t'i sjelle miliarda ketyre alabakeve dhe nuk i le te lahen ne ujrat me fekale dhe te ushqehen me grosh!

                Përgjigjjuni
            2. G
              Grekeqirat... na mbyten

              Ma vai a cagare... COGLIONE! Jeni thjesht INJORANTE qe ju perdorin greket dhe kaq.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bravo

                Dikush paska mesuar fjalen coglione, ia paska mesuar mami kur merrte mesime bga partia. U bone injorantet me fol italisht e me mbrojt dashnoret e mamit.

                Përgjigjjuni
              2. b
                black dog dhe flamingo

                Ti e ofendon Qazim Mulletin qe perdor emrin e tij dhe turp te kesh..pikes i ka rene Kreshniku dhe fakt eshte qe inoranca dhe vetkenaqesia e njerezve tane eshte aq elefanteske sa te ben te thuash ku e mbajne gjithe kete mendjemadhesi dhe qe mendojne se i dine te gjitha ...ju ben greku lesh e li e rusi e serbi si ma zi ...koke e madhe ti qe ke numeruar speciet detare dhe shpendet qe me sigure i futesh pasta me dateri kur porosit dhe ha mish gjahu per pordhe nese nuk je vegjetarian i shoqates..sod off dhe haoni syte e protestoni per menyren qe qeversi rama dhe opoziten e sales por jo per investimet amerikane apo gjermane mor tyc

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjë e pa zbutur

                  A të dhjefsha speciet ujore. Këtu nuk po çan njeri bythën për zhdukjen e njerëzve, ju protestoni për specin.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Adem

                    mire jabene. cdo aty protestuesi? ke pari jashte shtetit se cben policia? Turp legen antishqiptar.

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Vjola

                    Të lumtë Kreshnik !

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

                      dhe kush piet, nje turkoshqipfoles Spahi,pasardhes i dobiceve te nizameve te sullton Muratit..... gezuar ramazonin!

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        pjeter

                        A te qifsha robt ty me gjith Ramazon, se po i plas kari njeriu per ramozont e prifterinjte e tu sumqima. Si nuk u ngope duke ngrene mut ne nje hale per dite o dere zi??!!! Kaq keq te paguajn sa profesioni yt eshte te hash mut per dite??!! A te shkerdhefshin shqiptaret Kacifasin e gjithe rracen tende prej kopil anadolli. Fain e ka shteti qe nuk aktivison si duhet ata qe paguen per te garantuar Shqiperine, qe kelyshe kurvash si ti, ti nxjerre ne shesh. Po beni te pa munduren te ngrini shqiptaret tu vijne e tu shkerdhjen nje nga nje ju bushtra 300 evrosha!!

                        Përgjigjjuni
                      2. g
                        gjeka

                        Nuk duhet harruar plazhi i pasqyrave ne sarande edhe syri i kalter, qe jane te mbushura me resorte po asnje nuk ndihet, dhe per me teper AEROPORTI I VLORES i cili eshte shkaterruesi me i madh i ekosistemit ne narte, por "ambjentalistet" tane nuk e kuptojen kete gje pasi nuk jane paguar per keto.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sufllaqe

                          Dil pra ti per keto o kelysh partie.

                          Përgjigjjuni
                        2. T
                          Tr

                          Shume e. sakte Kreshnik , njerez te psguar nga agjentura te huaja drejtojne protesten.

                          Përgjigjjuni
                          1. 1
                            19

                            Bravo niku por maloket e kan myt kte vend I pe protestusit te gjith malok qe nga kta spender e qorer e shehaj te gjithe te pd .jan .awnje qytetar nuk pash vetem te ardhur nga rethet.qe jeteojne me qira .po pse nuk dalin per naften pse nuk dalin per cmimet e ushqimeve pse nuk dalin per cmimet e shpijave per spitalet per urbanet e shume te tjere .

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sokol, NY

                              Dje ishte gjithe rinia e Tiranes ne shesh, ata qe punojne nga zyrat e tyre per kompani boterore. Maloket vijne kur i therret Sala, e keto kohe as 100 veta nuk mblidhen.

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qerpic qerpic

                                Na hengsh carin me rinine e fshatit zbritur nga lluca e shpellat qe cdo te diel ndyjne plazhet me plehrat se jane si puna lopes

                                Përgjigjjuni
                            2. N
                              Nino

                              Popull krenar dhe i dhjere do thosha une...

                              Përgjigjjuni
                              1. "
                                "BOHOTINA"

                                Niku, sot te ka folur zemra qe e ke ne koke dhe jo ne buze dhe ne xhep...

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  astrit

                                  Një popull që proteston është tregues se i ka ardhur në majë të hundës. Arsyeja e protestës është dytësore. Njerëz dilni zot fateve të tua!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. r
                                    rapsodi popullor

                                    Ja doli byth e Kreshnik kastravecit qe ti beje pyetje Zvernecit / kot e ke or lapanjozi Nik Spahi, ty Rama as te qas as te q* / ke vjellur ndaj Rames aq vrer or lamash, sa Rama nuk te pranon as bythen tia lash / as si sukull WC ai Rama nuk te do or i zi, ky eshte fati langaraqeve servile si ti /

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Pere

                                      Ke te drejte duhej protestuar per te gjitha sa the me siper sidomos per Fazllic e kompani, por me mire vone se kurre. Nik i paguar mqs nuk u protestua atehere duhet qe edhe tani te heshtim? Io kushdo qofte investitori strategjik. Amerikes i detyrohemi per Kosoven. Ok dhe rusise i detyrohemi se denoncoi traktatin qe e coptonte shqiperine Atehere i bie qe edhe dhendrit te Putinit ti japim nje cope toke. Asnjehere nuk duhet bere kjo gje as per US as per Rusin. "Miqte e medhenj te Shqiperise BRSS, Kina Moter dhe tani USA" Po me vone kush eshte... Sa dhendure ka pasur dhe do te kete? Nik eshte toka jone nuk eshte torte qe w dhuron Saliu Rama apo lakenjte.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Latifi

                                        Kur mblidhen shumë pika bashkë arrogancë, mungesa transparence korrupsion dhe shiko çfarë kanë bërë me bregun e detit gjithë këto vite.. Ke duhet te besoj populli!!!??

                                        Përgjigjjuni
                                        1. f
                                          filip

                                          Kreshnik je shum i saktë por shpellarët në Shqipëri i shikojnë autobusët që nisen nga Athina dhe nuk ju bëjnë përshtypje... E turpshme dhe për ata "shqipëtar"që vijnë nga Maqedonia e Veriut që greku ju ndëroi emrin ju hoqi brekët.... Që është dorë e agjenturës është e qartë prandaj ajo zonja e SHISH duhet të çohet nga gjumi,po kështu dhe SPAK.... Sa për komentuesit shpellar që meren me xhelën e flokëve të tua mos e vriten mendjen se po ju them shpellar I ke thënë të tëra.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Forca Shqiptaret

                                            10 pyetjeve te tua ka nje pergjigje: Nuk po protestojme vetem per Zvernecin, po protestojme per te gjitha ato qe permende dhe shume te tjera. Nderkohe nje pergjigje qe meriton ti: Bythe.... ke qene e Bythe.... ke mbetur, e kupton vete ti????

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Marinari

                                              Shkrim brilant, bravo Kreshnik????☕

                                              Përgjigjjuni
                                              1. d
                                                dinjiteti munguar

                                                Zakonisht 'bravo' i thone Gamorit kur del nga balta, por ne rastin e Nikut zhapikut eshte ndryshe - sepse Niku eshte vecse nje Krric i lene ne balte si nga opozita si nga Rama....

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  E veteta

                                                  Dy kryengritje krejtësisht të pavarura ka përjetuar bota. E para ishte 'kryengritja franceze ' dhe e dyta ' pranvera arabe'. Kjo e dyta u sulmua si e përgatitur nga " armiqtë e jashtëm" Amerika,Izraeli, Arabia e nga " armiqtë e brendshëm". Pas 10 vitesh hetime, doli që ishte THJESHTË REVOLTE POPULLORE KUNDRA ....KORRUPSIONIT....SHTYPJES....MOS RESPEKTIMI I TE DREJTAVE.....ARROGANCA SHTETERORE DHE ISTITUCIONALE......dhe asgjë nuk kishte të bënte me armiq të huaj e të brendshem. Kreshnik

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    E berteta

                                                    ...mbase humbje interneti, mbase censurë ,nuk e di. Komenti vazhdonte: Kreshnik, po protesta është e kontrolluar nga Arlind Qorri për përfitime politike dhe nga mafja e tokove. Kjo e fundit,pra mafja e tokave është e promovuar dhe e mirë përfaqësuar nga vetë Edvini. Ndaj,me këtë lloj "fare" u mor Edvini dhe tani po shikon rezultatet. Do e flakin në kosh të plehrave pasi po preken aty ku ata ishin mësuar të bënin ç'të donin.

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. N
                                                    Një qytetar, që kështu e mendon.

                                                    Injorances nuk ke se çfarë ti bësh.........Ne këtë drejtim na ka zënë një hall i madh..........Gënjehen dhe përdoren nga kushdo për pesë para............Çudi mos J'u duket, por besoj se edhe priftërinjtë grekë, lozin rolin e tyre ashtu si në vitet e rilindjes shqipetare..........E çuditshme është se sa shumë na pëlqejnë bukuritë e ndërtuara në vende të huaja dhe kur vin puna të ndërtojmë në vendin tonë, hidhemi përpjetë me dhe pa kurrfarë arsyeje, por vetëm për berihaj dhe duke u manipuluar aq lehtë nga injoranca apo inatet patologjike që kemi për njëri tjetrin...............O njerëz, po si nuk u ngritët një herë mor të uruar, që një injorant kryetar sindikate, J'u shkatërroj e çduku gjithë kampet dhe shtëpitë e pushimit, po si nuk u ngritët njëherë mor të uruar për ndërtimet dhe legalizimet kuturu, zallamahinë e të cilave, Ju dhe brezat tuaj kanë për ti paguar tërë jetën ?...............Injorantë, nuk janë vetëm mosha të thyera, pooooor kur ajo reflektohet edhe tek pjestarë të brezit të ri, ËSHTË E TEMERRESHME. Veprimi i policisë private, është i dënueshëm.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Pal Melyshi

                                                      Nje pyetje te vetme per Kreshnik Sali Vicidoli njeriu me i besuar i Berishes ; Kryetare i KQZ - se te 26 Majt 1996

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Pal Melyshi

                                                        Nje pyetje te vetme per Kreshnik Sali Vicidoli njeriu me i besuar i Berishes ; Kryetare i KQZ - se te 26 Majt 1996

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Duce

                                                          Sipas teje o Kreshnik po te protestosh kunder palloshit dhe Saliut i bie te jesh antiamerikan dhe pro grek? Dhe nese jane bere kaq shume poshtersi duhet ta leme te vazhdoje poshtersia se tashme eshte vone? Ata njerez qe dolen ne proteste nuk pranojne me te qeverisen nga kjo klase politike 35 vjeçare e deshtuar ne menyren me te keqe te mundeshme dhe jo thjesht per Zvernecin, Rrjollin por per te gjitha çka ndodhur deri tani prandaj gjitha mediat jane bere si qente e terbuar duke e kanalizuar dhe perbaltur protesten si te nxitur nga qarqe te ndryshme dhe po hedhin çdo teori te mundeshme thjesht per te dekurajuar njerezit mos dalin!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Protestë kundër arrogancës dhe mospërfilljes

                                                            O Nik xheli! E di ti që kupa mbushet pak nga pak dhe pastaj derdhet?! Kështu ka ngjarë edhe me Ramën dhe me njerëzit. Duruan sa duruan dhe pastaj vajti aty ku s'mban më. Po protestohet jo vetëm për Zvërnecin dhe Sazanin, por për gjithë Shqipërinë! Po protestohet për mbrojtjen e pasurive kombëtare të shqiptarëve. Që të mos bien në duart e oligarkëve vendas apo të huaj. Po protestohet kundër sulltanit të Surrelit. Që nuk pyet njeri. Që i barazon të gjithë me zeron. Po protestohet për të treguar që ka një popull që vazhdon të jetë syhapur. Që nuk e kanë droguar ende tërësisht me Big brother dhe kompani. Pra protesta e tejkalon Zvërnecin dhe Vlorën! Është protestë kundër një lloj qeverisjeje që i konsideron njerëzit si një turmë pa tru, që nuk meriton asnjë lloj respekti, asnjë lloj shpjegimi dhe informimi se çfarë po ngjan! Është një protestë ndaj papërgjegjshmërisë, ndaj mëndjelehtësisë, ndaj liderit global të cilit i ngeli koka në avion për tu dukur dhe njohur. Pra është një protestë kundër kësaj mënyre qeverisjeje, pa moral dhe pa parime. Kundër arrogancës, mospërfilljes dhe përçmimit!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. L
                                                              Lani

                                                              Te lumte Rapsod! Por duhet edhe nje cifteli ti kendoje ketij flokelyeri spahi qe jep mend si hajdut qe ishte dhe si llapaqen qe eshte.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. L
                                                                Lani

                                                                Bravo, Duce por jo italianit. Rama te shikoje Shqiperine dhe shqiptaret, te shikoje administraten hajdute, kadastren pirate, bashkite hajne, spitalet e vdekjes, ilacet helmuese, , ushqimet e skaduara, ujin e papijshem dhe me orar, kullat e droges, pensionet qesharake, taksat e paperballueshme etj.etj. Pastaj le te ndertoje projekte, por duke filluar nga Sureli, se Sverneci ka Zot, sic ka zot edhe Porto Romano,i gjithe jugu dhe veriu. SHITE SURELIN O rame, se ke gjithe ate token perreth ,por jo Shqiperine. E kane provuar dhe te tjere ,edhe saliu por vetem detin shiti. Zoti ju mallkofte se ju ka mbetur koka dhe dora vetem te vidhni, shkateroni dhe shisni Shqiperine. Nuk do mundni! Shqiperine e shqipetareve nuk e mundi dot turku pamvaresisht 500 vjeteve, e jo me ju lamashe qe ju ka mbetur goja duke u treguar peralla te huajve me pretendimin se do ta coni Shqiperine ne Europen kurve te gonzatos me hajnat e tjere.Mallkuar, qe e zbrazet kete vend te bekuar nga zoti dhe vjedhur nga ju pirate te popullit tuaj. Mallkuar brez pas brezi kush nuk punon per Shqiperine, kush e shet token e saje, politiqene, kusare apo edhe pronare te tokes Meme.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. z
                                                                  zigur

                                                                  Kreshnik je me të vërtetë Kreshnik....je shum i saktë por që paska kaq shumë anti amerikan kjo është skandaloze..... Kjo na kujton vizitën e përfaqësuesit të Gjermanisë për bashkëpunim dhe refuzimin që i bëri Ramiz Alia.....kjo na la në varfëri ekstreme deri sa theu qafën ai regjim.... Në se ky projekt nuk zhvillohet një gjë është e sigurt NË SHQIPËRI NUK DO TË SHKELI MË ASNJË INVESTITOR I HUAJ... Organet kompetente duhet të meren me organizatorët dhe financuesit e tyre sepse është një dorë e zezë....

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. P
                                                                    Pak nga të gjitha.

                                                                    Zoti Kreshnik pse s'ke protestuar me artikuj dhe ti për investimet që përmend . Kta protesstues nuk janë banorët e vetëm të Shqipërisê . Kush gazetë paska shkruar se protesta qenka kundër Trump.Pse nuk kërkon transparence nga qeveriu po i bën pyetje protestuesve sikur je prokuror .Ta jap unë përgjigjen ndoshta ato projekte ishin më transparentë dhe kishin Sali Berishën kundra .Sot Sali Berisha eshtë pro. Dhe ti si Rama beson se armiqtë e jashtëm po bëjnë namin dmth qeveriu nuk është i zoti ti demaskojë me fakte. O Kreshnik se di Per ty por asnjë inters kombëtar nuk ka investimi në zvernec përvec fitimit të sipërmarsve punsimit të filipinasve dhe shkatrimit të një zone të mbrojtur. Jo të mos bëhet investim por me plan dhe studim, Rama nuk ka thënë se është investim amerikan dhe nuk është amerikan të jesh i sigurtë . Pse ka frikë qeveriu nga transparenca dhe mund të shkruash një artikull pse Qeveria pra Rama ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura para një viti. Ja ke fut kot Niku ti ka errësuar sytë patriotizmi falls antigrek..

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje