“Lufta”, Trump pranon vetëm ‘dorëzim pa kushte’ nga Irani

6 Mars 2026, 16:30Bota TEMA
“Lufta”, Trump pranon vetëm ‘dorëzim pa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kërkojnë negociata me Iranin për t’i dhënë fund luftës, por kërkojnë “dorëzim pa kushte”, deklaroi sot presidenti amerikan Donald Trump.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, në ditën e shtatë të konfliktit, Trump tha se pas përfundimit të luftës dhe zgjedhjes së një udhëheqjeje “të mirë dhe të pranueshme” në Teheran, SHBA dhe aleatët e saj do të nisin rindërtimin e vendit.

Ai sugjeroi se Irani mund të bëhet “ekonomikisht më i madh, më i mirë dhe më i fortë se kurrë më parë”.

Një ditë më parë, Trump deklaroi se mbrojtja ajrore dhe kapacitetet raketore të Iranit janë shkatërruar në masë të madhe. Sipas tij, armët kundërajrore të Iranit janë eliminuar, duke lënë vendin pa forcë ajrore dhe pa mbrojtje ajrore.

1 Komente

  1. I
    Igor

    Or zoteri Idiot ti mbrohesh si president por ti krijon Hasmeri ndaj popullit Amerikan qe nuk e meriton ate,a mendon ndonji here se ne cilat shtete te botes dote jene te mireseardhur Amerikanet mendoj qe jo ti je shkaku qe ndodhe keshtu si ne shtetet e Amerikes te jugut ,Azis, Afrikes ka bile edhe ne Evrope pervec Izraelit,kjo cfar beni ju sot ne lindjen e mesme nuk behet per ta mbrojtu popullin por fusni popullin ma thelle ne varferi ku jua merni te gjith pasurirat dhe kete e bejne vetem Fashistet e dipllomuar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje