«Putini po humbet në fushat e betejës dhe hakmerret me terrorizëm nga qielli mbi qytetet ukrainase».
Dëshmitar i veçantë që në librat e tij rrëfen luftën, shkrimtari Andrei Kurkov flet vetëm pak orë pas sulmit të fundit rus mbi rajonin e Kievit.
Çfarë ndodhi në sulmet e fundit ruse?
«Të hënën isha me gruan time duke festuar me botuesin tim danez në fshatin Obukhiv, pak në jug të Kievit. Që nga ora shtatë e mbrëmjes filluam të shihnim tufat e dronëve rusë që hidheshin mbi zonën e kryeqytetit, duke fluturuar fare pranë çative. Sulmi vazhdoi me valë; pas orës tre të mëngjesit mbërritën raketat dhe mbrojtja jonë kundërajrore u përpoq t’i interceptonte: pikërisht atëherë u dëgjuan kudo shpërthimet, disa shumë afër. Gjatë gjithë natës folëm në Viber me tre fëmijët tanë, të cilët banojnë në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Ata u strehuan në korridore dhe në zonat e mbrojtura të shtëpive të tyre. Askush nuk fjeti: shpërthimet ishin të fuqishme dhe goditën shumë ndërtesa shumëkatëshe».
A janë mirë?
«Ata po. Disa të njohur tanë, megjithatë, pësuan dëme në apartamentet e tyre. Këtë mëngjes vizituam një mike që pati një derë të shkulur. Kjo tashmë është diçka e zakonshme mes ukrainasve: pas çdo sulmi kontaktojmë njëri-tjetrin për të mësuar si janë punët. Pas sulmit shumë të rëndë të 24 majit, dy miq shumë të dashur humbën banesën e tyre.»
Vëreni ndonjë ndryshim në dinamikën e bombardimeve ruse krahasuar me katër vjet më parë?
«Komandat tona nuk zbulojnë nëse janë goditur objektiva ushtarake. Por, duke qenë në terren, mund të them se ky sulm i fundit shënon një përshkallëzim. Zakonisht sulmet janë me dy faza: fillimisht janë dronët për të hutuar mbrojtjen tonë dhe më pas raketat. Këtë herë ishin tre faza, secila me dronë dhe raketa, dhe të gjitha masive brenda një nate.»
Mund t’i përshkruani?
«I pari, shumë sulm i gjatë, filloi në orën shtatë të mbrëmjes, me qindra dronë të llojeve të ndryshme që vinin nga drejtime të ndryshme. I dyti ndodhi midis orës tre dhe katër e gjysmë të mëngjesit të djeshëm,e na u tha se përbëhej nga rreth 650 dronë dhe më shumë se 50 raketa. Dhe i treti ishte në orën shtatë të mëngjesit, kur njerëzit prisnin më pak, duke menduar se alarmi tashmë kishte përfunduar».
Propaganda ruse pohon, si gjithmonë, se synon ekskluzivisht objektiva ushtarake
«Janë gënjeshtarë të pandreqshëm. Një mal me gënjeshtra. Mund të dëshmoj drejtpërdrejt se shumica e dëmeve kanë të bëjnë me blloqe apartamentesh, depo fabrikash ilaçesh, zyra postare, magazina me rezerva ushqimore. Rusët synojnë të shkatërrojnë infrastrukturën tonë civile. Kohët e fundit janë djegur rezervat e ilaçeve të kryeqytetit. Edhe unë vetë e kam të vështirë të gjej disa ilaçe specifike.»
Si e interpretoni këtë?
«Është terrorizëm i pastër. Unë banoj në qendër, pranë zonës së Portës së Artë, dhe mund të tregoj se gjatë sulmit të tmerrshëm të 24 majit rusët e shkatërruan plotësisht tregun e mbuluar të Lukianivkës, ku më parë shkoja për të bërë pazarin. Jo larg ndodhej fabrika ushtarake Artiom, e cila megjithatë u shkatërrua në javët e para të luftës. Sot nuk ka asnjë kuptim të goditen ato lagje, përveçse me qëllimin për të krijuar terror te popullsia. Por njerëzit nuk dorëzohen: mes rrënojave janë rikthyer tashmë tezgat e tregtarëve.»
Reagimi?
«Civilët janë kthyer të flenë në metro dhe në bodrume. Ka lodhje, por jo dëshpërim. Ukrainasit nuk dorëzohen. Ata që kishin frikë tashmë janë larguar jashtë vendit; ata që kanë mbetur besojnë te rezistenca dhe te fitorja.»
Po shpresa për të hyrë në Europë?
«Ende ekziston, por flitet më pak për të. Tensionet me Poloninë tregojnë sa serioze janë problemet.»
Zelensky flet për një fund të mundshëm të luftës në vitin 2026: a e besoni?
«Është vetëm një mënyrë për të ngritur moralin. Por askush nuk e beson, sepse nuk shohim asnjë shenjë që Putini të jetë vërtet gati të heqë dorë nga lufta”.
Pse Tema sjell vetem lajme kur Rusia vret civile. Po Ukrahina? Jo larg por nje jave me pare u godit nje banese ne Rusi Pati dhe te vdekur. Eshte lufte dhe ne lufte predhat e plumbat nuk dihet ku shkojne. Mjere populli civil thuaj. Mesim per Shqiptaret ky. ( se me dhimbset me shume vetja si SHqiptar se sa Ruset apo Ukrahinasit- Nuk jam Globalist)
O katnar muti, kur dikush të hyn me grushte ty, pa asnjë shkak, njerëzit dënojnë dhunën e agresorit, dhe jo mbrojtjen tënde. O katnari i trashë, edhe ti për tu mbrojtur duhet të përdorësh grushtet, pra dhunë, "njëlloj si agresori", por grushtet e tua nuk hyjnë tek dhuna. Hyjnë tek mbrojtja. O hale, Rusia e Putanës ka 4 vjet që bombardon civilë, çdo ditë, kurse mendja tënde e dhjerë na kërkon baraspeshë për ndonjë "civil rus", që nuk është e thënë të jetë e vërtetë, vrarë? He ju shkërdheftë derri në vesh. Debil i ndyrë.
katnaro, me siguri gano nuk e ka parë që nuk je "Nuk jam Globalist",se po ta kishte parë!?të garantoj që nuk kishte për të replikuar me ty!!qeke aq budall sa është budallallëk të të replikosh!!përfytyro,nëse ke aftësinë,të hysh në diskutim me një idiot,"jo globalist"."Nuk jam Globalist",janë njerëzit më idiotë që jetojnë në këtë dynja!!nuk ja kanë idenë e fjalës dhe e mbështetin idiotësinë që fshihet pas saj me një kokëfortësi mushke!ça kuptimi ka kjo o idiot "se me dhimbset me shume vetja si SHqiptar"??po të mos ishe shqiptar nuk do të të dhimsej vetja apo thjeshtë, vetëm shqiptarëve ju dhimset jeta??qeke i fshirë komplet!!më duket se do tia kalosh dhe Igit!!
O Gani,nuk di çfarë formimi arsimor ke,por nje gje duhet te dish,po qe se Rusia do aplikonte ate metode qe perdor Izraeli ne Palestine,atëhere nga Ukraina e sotme s'do mbetej asgje.Duhet te jesh plotesisht i qartë per kete fakt dhe mos beso symbyllur profkat e Perendimit agresiv.
Si të quan Cenua ty? Ushutirak, apo student? Shko mor debil. Xhaja është xhaja se ka koqe, e halla është hallë dhe nëse është lesbike, sepse nuk ka koqe. Budalla, Rusia do ishte shteti bosht i Europës nëse do kishim njerëzit tru në kokë. Janë idiot, nga i pari tek i fundit prandaj janë të gjithë muzhikë, bujkrobër, dhe kur drejtojnë shtetin. Me kë replikoj dhe unë? Me një debil.
O Ushkuperdhaku, cfare "metode" perdor Izraeli ne Gaza (se Plastelina nuk ekziston), mund te na e sqarosh? Po Hamasi cfare "metodash" perdor? Sa civile dhe sa ushtare ka vrare Rusia me "metodat" e veta ne Ukraine, sa civile dhe sa ushtare vrau Hamasi me "metodat" e veta ne jugun e Izraelit ne 7 tetor 2023? Ti ke profka beson, ato te Rusise dhe te Hamasit? Apo ti beson profkat e nazisteve dhe majtisto-leshisteve?
o gazekaruci i meros,përse formulon një titull të tillë "Shkrimtari rus:......", dhe më pas jep emrin e tij "shkrimtari Andrei Kurkov"?po të kërkosh në internet,e para të del wiki anglisht me"Andrii Yuriyovych Kurkov (Ukrainisht: Андрій Юрійович Курков, IPA: [ɐnˈd⁽ʲ⁾r⁽ʲ⁾ij ˈjur⁽ʲ⁾ijowɪtʃ kʊrˈkɔu̯] është lindur më 1 prill, autori ukrainas dhe 19 prilli; intelektual publik që shkruan në rusisht dhe ukrainisht."!jeni sa të paaftë aq dhe pisa!!