“Rekord reminitancash, të ardhurat nga emigrantët arrijnë shifrën e 1.1 miliardë eurove në 2025-n

26 Mars 2026, 07:50Ekonomia TEMA
“Rekord reminitancash, të ardhurat nga emigrantët arrijnë

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, teksa numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë sa vjen e po shtohet për shkak të valës së re të emigracionit.


Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët arritën një rekord të ri prej 1.1 miliardë euro në 2025-n, me një rritje prej 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Ritmet e rritjes u përshpejtuan në tremujorin e tretë dhe të katërt, që tradicionalisht ka flukse më të larta hyrjeve për shkak se emigrantët vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të verës dhe më pas në fund vit. Për korrik-shtator 2025, emigrantët sollën tek të afërmit në vendlindje 285 milionë euro, dhe në tre muajt e fundit të vitit edhe 302 milionë euro.



Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.



Pas një rënieje në vitin 2020, si efekt i pandemisë, tendenca rritëse u përshpejtua dukshëm. Në 202a-n për herë të parë prurjet kaluan kufirin e një miliard eurove.



Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë vijon të jetë negativ në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës 2011-2025, duke shfaqur tendencë rritëse pas pandemisë.


Pas pandemisë, emigracioni u rrit me ritme të shpejta. Në vitin 2021 humbja neto e popullsisë arriti -32,853 persona dhe në 2022 mbeti në nivele të ngjashme, rreth -32,497 persona. Kulmi u shënua në vitin 2024, kur migracioni neto arriti rreth -43,761 persona, niveli më i lartë i regjistruar edhe për shkak të korrektimeve nga cens 2023.


Këtë trend e konfirmoi edhe Eurostat, ku për periudhën 2021 -2024 vendet e anëtarë të BE dhanë 284,585 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptare. Ka një trend në rritje për lejet e punës, të cilat zënë gati 1 të tretën e leje qëndrimeve gjithsej dhe janë dyfishuar në krahasim me para pandemisë.


Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.


Remitancat llogariten nga Banka e Shqipërisë si pjesë e llogarisë korrente në bilancin e pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6).

Ato përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes kanaleve formale (bankat, institucionet financiare dhe operatorët e transfertave), ashtu edhe përmes vlerësimeve të prurjeve informale.

Për këtë qëllim, Banka përdor të dhënat e sistemit bankar, raportimet periodike të subjekteve të licencuara dhe anketa specifike tek familjet përfituese, duke synuar të kapë tërësinë e flukseve reale të remitancave në ekonomi./Monitor

5 Komente

  1. k
    k

    Nuk janë paratë e emigrantëve,o mashtruesa kozmikë.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ekonomia dhe financa nē gjysmē shtiz

      Kursi i kēmbimit nēse s'do ishim shtet mafioz do ishte 1 euro = 5000 Allek.Ndoshta me 95 lek shmang njē monedh tē re nē qarkullim pēr shkak tē inflacionit dhe borxhit publik qē ēshtē te 129% tē produktit tē brēndshēm brut.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajdari votues I PS

        Mos të jenë emigrantet pensionstët vdesin per bukë me 200$ pension kur vetëm uji dhe dritat kalojnë 100$ më muaj

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dumani

          Lesh tani qe cdo gje eshte e kontrolluar dalin keto shifra qe nuk paraqesin realitetin ,Jo te gjithe levizja jane ndihma ajo vale e pare kur emigracioni ishin te rinje dhe kishin prindrit dergonin tani jane vete prinder e kane familje jashte nuk kane me mundesi te dergojne ,me lekun qe eshte monedha qe nuk ta shkemben asnje banke as mal te zi e maqedoni shtete koti qe duhet te kete 1/300 me euro idiotet e BSh bejne politike monetare mbushet banka e shteti por vaferojne popullin komplet,hajt nenat ku ti kini pa qene racist.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodrani

            Nuk e di per te tjeret por une kam qysh ne 1991-in qe dergoj dhe me thene te drejten eshte per te qare sepse te dy prinderit punuan dhe dhane shume per ate vend. Ne vend qe te subvencionoja korrupsionin shqiptare, sot do te kisha nje pension te majme ketu ku jam e jo te punoj deri sa te kem fryme. Sa me shume kohe kalon aq me pak ndihem i lidhur me ate vend. Sa here qe kthehem, trajtohem si le lope qe duhet mjelet deri ne piken e fundit. Ngado qe sillesh njerezit perpiqen te te mashtrojne e grabisin. Per njerzillek e ndershmeri as qe nuk behet fjale. Lere te mos flasim per atdhedashuri, ajo ka vdekur shume kohe me pare. Tashti kemi dicka histerike qe jeton vetem neper shkallet e stadiumit dhe tek gota pijes.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje